Një nga antarët e LGBT-së, Kristi Pinderi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në reagimin e tij Pinderi e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës një person të neveritshëm.
Ndër të tjera Pinderi skruan se ka punuar për Veliajn në cilësinë kurimit të imazhit të kryebashkiakut.
Reagimi i Kristi Pinderit:
Më vjen turp nga vetja që kam punuar aq vite për ti bërë PR qënies më të neveritshme që ka sot Shqipëria, që është Veliaj.
Më vjen turp që në shumicën e kohës gjatë aktivizmit tim për të drejtat e njeriut u bëra pa e ditur, ose ndonjëherë nga naiviteti, një rruge apo mjet që qeveria më e ndyrë që ka pasur Shqipëria ndonjëhere të dukej progresive në sytë e asaj pjese të ndërkombëtarëve të vëmendshem ndaj punës sonë dhe asaj që ne përfaqësonim.
Më vjen turp që shpenzova aq shumë energji duke u përpjekur të ndërtoj një komunikim me këta plera për të mirën e kauzës që përfaqësoja.
Më vjen turp që nuk e kuptova që në fillim se çfarë race e poshtër qenkan e që nuk bëra maksimumin tim për ti demaskuar aq sa kisha mundësi edhe hapësirë, e që nuk u organizova kundër tyre.
Më vjen turp që kalova aq shumë kohë në shoqërinë e atyre mortjeve të “shoqërisë civile” që ushqehen nga ky pushtet i pamoralshëm e që bëjnë leksione për demokracinë: ata (por më shumë ato) janë njerëzit më pa ideal dhe më pak demokratikë që ka Shqipëria! Por më shumë se çdo gjë tjetër më vjen turp që besova në 2013!