Edhe pak na ndajnë nga nisja e protestës, ndërkohë policia i ka marrë të gjithë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Policia ka blinduar Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryeministrinë duke vendosur pengesa hekuri dhe forca të radhitura sup më sup që në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa jashtë do të tubojë protesta, në Kuvend do të paraqiten për seancën e radhës edhe deputetët e rinj, “opozita e re”.








