Pak momente më parë, një aksident në Gramsh është shënuar. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, si dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkaq, është bërë i ditur identiteti i viktimës. Sipas burimeve nga policia mësohet se shtetasi E.L., 32 vjeç humbi jetën në këtë aksident të rëndë. Aksidenti në fjalë, ndodhi në vendin e quajtur “Toshkollare”, rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit.
Ndërsa, kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë.