Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, drrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe ambasadori i BE Luigi Soreca, inaguruan flotën e re të automjeteve të policisë në shesin “Nënë Tereza”.
Në saje të kontriburit të BE-së dhe qeverisë, Policia tashmë është pajisur me 196 automjete të tjera, përkatësisht xhipa dhe mikrobusë me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përlasjet.
Në fjalën e tij, kryemnistri Rama u shpreh se disa vite më parë kjo gjë ishte e paimagjinueshme por sot Policia është e pajisur me fuqi motorike për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk u ndal me kaq kryeministri, por premtoi se Policia do të ketë dhe kapacitete teknologjike e dixhitale si dhe drona të fjalës së fundit.
Soreca nga ana tjetër tha se BE gjatë këtij viti do të japë 19 milionë euro për Policinë shqiptare, dhe një pjesë e tyre janë pikërisht për këto automjete.
”Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin.
Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit. ”- tha Rama.