Për të përballuar koston e lartë të pandemisë, qeveritë duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur midis stimulit dhe përmbajtjes.
Udhëheqësve kombëtarë u pëlqen t’i përshkruajnë përpjekjet kundër Covid-19 si një luftë. Kjo përdoret kryesisht si metaforë, por në një drejtim ata kanë të drejtë, shkruan The Economist.
Huamarrja publike në vendet e pasura pritet të arrijë nivele që janë parë për herë të fundit mes rrënojave dhe tymit të vitit 1945. Teksa ekonomia bie në mënyrë dramatike, qeveritë po japin me miliona çeqe për familjet dhe kompanitë, për t’i ndihmuar t’u mbijetojnë mbylljeve dhe karantinave. Në të njëjtën kohë, me mbylljen e fabrikave, dyqaneve dhe zyrave, të ardhurat tatimore po shterojnë. Shumë kohë pasi të jenë zbrazur spitalet nga Covid-19, vendet do të jetojnë me pasojat.
Financat publike po bien në nivele të jashtëzakonshme. Qeveria amerikane parashikon një deficit prej 15% të PBB-së këtë vit – një shifër që do të rritet edhe më tepër nëse nevojitet më shumë stimul. FMN thotë se në të gjitha vendet e pasura, borxhi bruto i qeverisë do të rritet me 6 trilionë dollarë, duke arritur në 66 trilionë në fund të vitit, ose nga 105% e PBB-së në 122% – një rritje më e madhe se çdo vit gjatë krizës globale financiare. Nëse bllokimet do të zgjasin më gjatë, rëndesa do të jetë edhe më e madhe. Menaxhimi i borxheve të tilla kolosale do të rëndojë shoqëritë perëndimore për dekada me radhë.
Një nga çështjet që ndjell më shumë frikë në ekonomi, është niveli i lartë i huamarrjes nga qeveritë. Ora e borxhit kombëtar që shpaloset pranë sheshit “Times Square” në Nju Jork, ka paralajmëruar Armagedonin e afërt fiskal që nga viti 1989. Në fakt, borxhi publik i një vendi nuk është si bilanci i kartës së kreditit të një familjeje. Kur borxhi kombëtar zotërohet nga qytetarët e tij, një shtet i ka borxh para vetes.
Borxhi mund të jetë i lartë, por ajo që ka rëndësi është kostoja e shërbimit dhe për sa kohë që normat e interesit janë të ulëta, ajo është ende e lirë. Në vitin 2019, Amerika shpenzoi 1.8% të PBB-së në interesin e borxhit, më pak se shuma që shpenzoi 20 vjet më parë. Në vitin 2019, borxhi publik bruto i Japonisë ishte pothuajse sa 240% e PBB-së, por pjesa më e madhe e shenjave tregonin se ai mund të përballohej.
Në vendet që shtypin paratë e veta, bankat qendrore mund të mbajnë të ulura normat e interesit duke blerë bono, siç kanë bërë në javët e fundit, në një shkallë të jashtëzakonshme (Rezerva Federale ka blerë më shumë Thesare në pesë javë sesa janë lëshuar, në neto, deri në mars). Deri tani, nuk ekziston ende rreziku i inflacionit, veçanërisht pasi çmimet e naftës kanë rënë në një nivel të jashtëzakonshëm.
Shumica e ekonomistëve nuk shqetësohen se qeveritë do të marrin hua në mënyrë të pamatur, por se do të ngurrojnë së tepërmi për ta bërë një gjë të tillë, për shkak të një frike irracionale nga rritja e borxhit publik. Mbështetja e pamjaftueshme fiskale sot rrezikon ta shtyjë ekonominë drejt një spiraleje rënieje.
Gjithsesi, megjithëse tani për tani shpenzimet në masë janë rruga e vetme për të shmangur një rënie edhe më të thellë ekonomike, huazimi i pamatur për vite me radhë do të rrezikonte telashe të tjera. Amerika është e mbrojtur mirë kundër një krize borxhi, sepse dollari është monedha rezervë e botës dhe të huajt duan t’i zotërojnë bonot e tij. Por vendet e tjera të pasura nuk e kanë këtë luks. Për shkak të borxhit tepër të lartë dhe anëtarësimit në Eurozonë, Italia është e detyruar të jetojë me kërcënimin shumëvjeçar të një paniku financiar nëse BQE-ja nuk i blen më bonot e saj.
Normat do të qëndrojnë të ulëta për një dekadë
Lajmi i mirë është se tregjet financiare tregojnë se normat do të qëndrojnë të ulëta për një dekadë. Por ende ka shumë gjëra që nuk dihen për virusin dhe efektet e tij dhe investitorët nuk mund të parashikojnë shumë larg në të ardhmen. Disa ekonomistë shqetësohen se sapo të bjerë përhapja e virusit, mund të nisë rritja e çmimit dhe e normës së interesit, ndërsa shpërthimi i kërkesës përballet me zinxhirët e furnizimit që janë shkatërruar fare nga pandemia.
Kështu që qeveritë duhet të kalojnë një rrugë të vështirë, duke gjetur një ekuilibër midis stimulit dhe maturisë. Suksesi nuk është i garantuar. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendet i ulën borxhet e tyre gjatë dekadave, por vetëm duke kombinuar në mënyrë të guximshme taksat e larta mbi kapitalin, shtypjen financiare (duke i detyruar investitorët vendas të mbajnë borxhin në norma të ulëta artificiale të interesit) dhe inflacionin, i cili gërryen vlerën e vërtetë të borxheve me kalimin e kohës.
Rritja e numrit të lindjeve dhe e nivelit të arsimit e bënë më të lehtë që ekonomitë të dilnin nga borxhet. Japonia nuk është përballur me një krizë të tregut të bonove që nga vitet 1990, por raporti i saj borxh-PBB ka vazhduar të rritet. Pas krizës financiare të viteve 2007-2009, disa vende europiane zgjodhën uljen e buxhetit për të ulur borxhet, me rezultate të përziera dhe një reagim të madh negativ politik.
Politika e uljes së deficitit do të jetë toksike. Pandemia do të çojë në rritjen e kërkesave për shpenzime të larta, jo për shtrëngime, sidomos në shërbimet mjekësore. Me plakjen e popullsisë, do të rritet kërkesa për pensione dhe shpenzimet shëndetësore në vitet 2030 dhe 2040. Do të jetë më e kushtueshme të mirëmbahen shërbimet publike, aq më tepër të përmirësohen. Politikanët që ulin përfitimet për pensionistët do të ndëshkohen nga popullsisia e moshuar në kohë zgjedhjesh. Do të ketë më pak para të gatshme për të luftuar krizat e ardhshme, si ndryshimet klimatike, apo edhe një pandemi tjetër.
Përballë këtij realiteti të rëndë, qeveritë e vendeve të pasura do të bëjnë një gabim të madh, nëse u nënshtrohen shqetësimeve të parakohshme dhe të tepërta për buxhetet. Në kohën kur ndodhen në kthetrat e pandemisë, tërheqja e ndihmës emergjente vetëm sa do të çonte në dëmtimin e vetvetes.
Inflacioni paksa më i lartë do të ndihmonte në këtë drejtim, duke forcuar normën nominale të rritjes së ekonomisë. Kur kjo tejkalon normën e interesit, borxhet ekzistuese zvogëlohen në krahasim me PBB-në me kalimin e kohës. Fatkeqësisht, bankat qendrore kohët e fundit nuk i kanë arritur objektivat e tyre të inflacionit. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, mungesa kumulative në Amerikë dhe në Eurozonë ka qenë rreth 5-6%. Bankat qendrore duhet të zotohen për të kompensuar mungesën e inflacionit kapital në të ardhmen. Kjo do të lehtësonte barrën e borxhit, pa thyer premtimet e kaluara për të synuar objektivat e inflacionit.
Qeveritë duhet të përgatiten për punën e vështirë të balancimit të buxheteve gjatë kësaj dekade. Nëse bëhet siç duhet, ajo do të ishte më e drejtë dhe më efikase sesa ulja e normave të interesit dhe rritja e inflacionit, gjë që do të transferonte pasurinë në mënyra regresive dhe arbitrare, për shembull duke zvogëluar borxhet e kompanive dhe pronarëve të shtëpive që janë në një pozicion më të leverdishëm. Është një zgjidhje më e mirë rritja e taksave mbi tokën, trashëgiminë, emetimet e karbonit dhe në Amerikë, mbi konsumin – dhe të paktën të përpiqet të shkurtohen shpenzimet për të moshuarit.
Shërbimi i borxhit kombëtar
Ndoshta normat e interesit do të qëndrojnë me të vërtetë të ulëta ndërsa rritja ekonomike do të vazhdojë dhe inflacioni do të rritet vetëm pak, duke lehtësuar barrën e borxhit. Gjasat më të larta janë që jetesa me borxhe të mëdha do të jetë një situatë e tensionuar dhe rraskapitëse. Përshtatja e buxheteve duket se do të jetë një sfidë vendimtare për botën pas Covid-19 – një sfidë me të cilën politikanët e sotëm ende nuk kanë filluar të përballen.
Revista Monitor