• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian do të ritheksojë përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike. Kjo porosi do të jetë pjesë e Deklaratës së Zagrebit, një deklarate të përbashkët të cilën do ta miratojnë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe ata të rajonit në një video-konferencë të mërkurën më 6 maj.

Ky samit fillimisht ishte menduar të jetë një takim i cili do të zhvillohej në kryeqytetin e Kroacisë e në të cilin do t’i jepej një shtytje e re procesit të zgjerimit.





Por, rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë ndikuan që ky takim, në vend që të jetë në Zagreb, të zhvillohet përmes një video-konference.

Megjithëkëtë, deklarata e përbashkët do ta ketë emërtimin “Deklarata e Zagrebit”.

Por, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë dashur që ky takim të mos jetë rreth zgjerimit, por më shumë rreth forcimit të lidhjeve mes rajonit dhe BE-së.

Fjala “zgjerim” apo “integrim në BE” nuk figuron askund në draftin e tekstit të kësaj deklarate. Sipas burimeve diplomatike kjo është bërë për dy arsye.

E para është se disa shtete skeptike ndaj zgjerimit, si Holanda, Franca dhe Gjermania, nuk kanë dashur të jetë ky samit i zgjerimit.

Arsyeja tjetër është për shkak të dallimeve rreth statusit të Kosovës dhe pjesmarrjes së saj në këtë takim. Spanja dhe disa shtete, thonë këto burime, nuk do të merrte pjesë sikur të jepej ndonjë shenjë se Kosova po trajtohej si shtet. Prandaj edhe samiti përmes video-konferencës do të jetë pa referenca në shtete. Edhe deklarata në fjalë nuk do të përmend shtetet e rajonit, por atyre do t’u referohen si “partnerët nga rajoni”.

Në pjesën më të madhe të dokumentit përmendet ndihma që BE ka dhënë dhe planifikon të jep për vendet e rajonit të Ballkanit. Sidomos përmendet plani i Komisionit Evropian për të mobilizuar më shumë se 3,3 miliardë euro ndihmë për rajonin për përballje me pasojat e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Por, në këtë dokument thuhet se fakti se “BE-ja ka dhënë më shumë ndihma se cilido partner tjetër duhet publikisht të vlerësohet”.

Në dokument do të përfshihet edhe plani i Komisionit Evropian për ndihmë ekonomike ndaj rajonit i cili pritet të miratohet me 29 prill, pra një javë para video-konferencës së liderëve.

Në këtë dokument pritet të rikonfirmohet përkushtimi i dyanshëm për rrugën evropiane të vendeve të rajonit, por pa përmendur anëtarësimin në BE dhe ndonjë afat kohor.

“Sot, BE-ja dhe një herë rikonfirmon mbështetjen e parezervë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, partnerët nga Ballkani Perëndimor konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës Evropiane si zgjidhje të vendosur të tyre strategjike”, thuhet në këtë draft të deklaratës e cila duhet të miratohet nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në video-konferencë.

Në samit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes partnerëve në rajon, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu thuhet se respektimi i vlerave evropiane dhe rezultatet në sundimin e ligjit do të jenë kusht për ndihmën që BE-ja do t’i jep rajonit në të ardhmen. /REL/

Pas

Piperi djeg koronavirusin? Çfarë thotë Instituti i Shëndetit Publik

Para

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Para
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar