Deri më tani në Shqipëri numërohen rreth 800 persona të infektuar nga koronavirusi.
Prej tyre rezultojnë të shëruar 67%, sipas të dhënave që publikon Ministria e Shëndetësisë.
Një lajm i mirë vjen së fundmi nga Spitali Infektiv.
Bëhet fjalë për një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja e cila ka fituar betejën me koronavirusin, duke u shëruar plotësisht.
Nëna Hike ka lënë sot ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj.
Kujtojmë se qarku ku banon e moshuara është dhe zona më e prekur aktualisht nga COVID19 në vend.
Shkak për këto shifra janë bërë infektimet në fasoneri, si një nga vatrat më të rrezikshme.
Kujtojmë se nga 6 raste të fundit që janë rezultuar pozitivë me COVID-19, 5 i përkasin Krujës dhe Kurbinit.