• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mjeku Xhaxho ishte i ftuar dhe nuk na infektoi” Eni Vasili nuk duron më, ka një kërkesë për Ramën: Nuk jemi fasoneri…

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Mjeku Xhaxho ishte i ftuar dhe nuk na infektoi” Eni Vasili nuk duron më, ka një kërkesë për Ramën: Nuk jemi fasoneri…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas masave të rrepta të marra kundër përhapjes së COVID19 edhë për televizionet përsa i përket numrit të të ftuarve në studio që nuk duhet të jetë më shumë se dy, ka ardhur dhe reagimi i gazetarës Eni Vasili.

Drejtuesja e emisionit “Open” duket se është e pakënaqur së ky kufizim vijon ende dhe i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.





Vasili i kërkon në mënyrë direkte kreut të qeverisë që të “çlirojë” studiot televizive nga kufizimi i të ftuarve.

Moderatorja pretendon që ashtu si pjesa tjetër e bizneseve apo aktiviteteve që po liberalizohen, e njëjta gjë të vlejë dhe për mediat.

Gjithashtu Vasili nuk ka harruar pa përmendur dhe rastin e mjekut të njohur Roland Xhaxho, të cilin e kishte të ftuar në studio, para se ai të zbulonte se ishte i prekur nga COVID-19.

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT RAMA

NGA ENI VASILI

I nderuar zoti Kryeministër! Të hënën e ardhshme bëhen plot 9 javë nga 9 marsi, dita kur në Shqipëri u zbuluan dy rastet e para me Covid-19. Këto 9 javë të gjata sa 9 muaj, gjeneruan realitete të reja për shumëkënd nga ne, realitete prej të cilave ndoshta nuk do shpëtojmë për një kohë të gjatë. Nuk do ndahemi dot shpejt as nga frika se një xhest i shpenguar mund të na sëmurë apo se një përqafim mund te jetë një mallkim.

Në këto 50 ditë e më shumë, mësuam të sakrifikojmë ndryshe, të mos i trembemi frikës tonë e t’i mbijetojmë pasigurisë.

Falenderimet dhe përulja e plotë, nuk do mjaftojë asnjëherë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe forcat e rendit, por këto javë të jashtëzakonshme eksperience njerëzore të betejës për jetën, nuk do ishin fituar pa mediat dhe studiot televizive, të cilat i bënë bashkë të gjithë në ditët më të errëta, ku vdekja  dhe terrori prej saj, bënin hije mbi kokat tona.

Së bashku mësuam nga e para si të lajmë duart, si të teshtijmë, por mbi të gjitha si t’i japim forcë njëri tjetrit. Këtë e bënë qindra shqiptarë të jashtëzakonshëm, mjekë por jo vetëm,  anembanë botës të cilët vrapuan në dritaret mbi “banaqe”,  të ndanin informacion, eksperiencë dhe solidaritet. E bënë doktorët  e infektivit që na shpjeguan me durim gjithçka dinin e mësonin dhe ata vetë ditë pas dite, e bënë ata gazetarë që nuk u tërhoqën në skuta të ngrohta shtëpish, por qëndruan në detyrë plot dinjitet dhe shqetësim për veten dhe të tjerët.

E ndërsa ekonomia po rihapet e lëvizja po liberalizohet, mbajtja në izolim e studiove televizive, nuk i shërben më askujt. Një gazetar në studio është njësoj i rrezikuar me një apo me tre persona prezentë aty. Mua personalisht do të kishte mjaftuar për të më infektuar mjeku Roland Xhaxho i cili sigurisht nuk e dinte që ishte i virusuar kur erdhi në Open. Fakti tregoi që doktor Xhaxho nuk na infektoi, as mua dhe as stafin e Open i cili pati kontakte me të ato ditë.

Studiot janë hapësira të mëdha të cilat ia kalojnë çdo supermarketi ku gëlojnë njerëzit, janë po aq të mëdha në metra katrorë sa një fasoneri, me ndryshimin e vetëm se brenda nuk ka më shumë se 5 -6 njerëz dhe jo 600. Madje studio e Open është thuajse po aq e madhe sa salla e Parlamentit!

Nuk është një kërkesë luksi dhe as një shkujdesje, sepse jam e përgjegjshme për rreziqet për veten dhe të tjerët. Por shërbimi që mund t’i bëjmë opinionit dhe debatit publik duke rifilluar jetën normale në studio, është më i madh se preokupimi për veten. Teknologjia na ndihmoi në kohën e emergjencës, por vështirësitë e lidhjeve me internet, e kanë lodhur me të drejtë teleshikuesin.

Dritaret e vogla te skype ose zoom, jo gjithmonë arrijnë teknikisht të përcjellin mesazhin tek teleshikuesit dhe koha e përqendrimit shkurtohet gjithmonë e më shumë. Publikut duhet t’i kthehet e drejta e debatit publik dhe studiove televizive duhet tu kthehet liria! #jetodhefolilir

Etiketa: Edi Ramaeni vasilileter e hapurstudio televizive
Pas

“Lumturia ime” Arilena Ara më e dashuruar se kurrë, i bën dedikimin romantik partnerit për ditëlindje (FOTO)

Para

“Të gjunjëzuar ekonomikisht”/ Baret dhe restorantet letër Ramës: Të punojmë gjithë ditën

Para
“Të gjunjëzuar ekonomikisht”/ Baret dhe restorantet letër Ramës: Të punojmë gjithë ditën

“Të gjunjëzuar ekonomikisht”/ Baret dhe restorantet letër Ramës: Të punojmë gjithë ditën

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

nga Fast News
07:45 | 03/07/2025
0

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:30 | 03/07/2025
0

Recent News

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

08:30 | 03/07/2025
Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

08:00 | 03/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar