Pak moment më parë kryeministri Rama ka publikuar planin e masave të cilt do të nisin që në javën që vjen. Paraprakisht më 4 maj, do të shtohet hara e zonave të gjelbra si dhe do të lejohet shërbimi taksi ndërqytetas me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familje.
Më pas me 11 maj do hapen parukeritë, berberhanet, dyqanet në qendra tregtare dhe klinikat dentare. Lëvizja nëpër qarqe pa autorizim do lejohet nga ora 5:00 deri në orën 17:30.
Por të gjithë të riatdhesuarit do vetëkarantinohen në banesë. Më pas më 18 maj do hapen baret dhe restorantet deri në orën 17:30, me shërbim vetëm në mjediset jashtë lokalit.
“Ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht,” shkruan Rama.