Korporata e miliarderëve, latifondistëve, ndërtuesve, pronarëve të hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i është prekur dinjiteti, pse i janë hequr nja 20 kokrrave vizat amerikane. Po ju nuk u duhet hequr viza, këtë e keni sorbetto për shpëlarje.
Ju u duhet hequr pasuria, diamantet që mbani në duar e qafë, makinat luksoze dhe vilat në bregdet. Po ku keni dinjitet ju që e keni mas.akruar këtë popull për 25 vite.
I vodhët pronat, tokat e kullotat, shtëpite prej qerpiçi e kullat ne Alpe, u vodhët lopen në haur dhe pulat në kotec. I futet në vëllavra.sje, u shkatërruat familjet dhe jetën.
Nuk late fakir e hallexhi, nga jugu në veri pa i plasur në bu.rg si kri.minelë.
Nuk latë kri.minel e hajdut, nga Konispoli në Vermosh pa i liruar nga bu.rgu si gjynafqarë. Për cfarë dinjiteti flisni ju mor të pafytyrë?! Po si u tha gjuha dhe nuk e ngritët njëherë zërin për kolegun tuaj që e mas.akruan në mes Vlorës ditën për diell. E harruat Skerdilajd Konomin si një trung të dje.gur nga mafia e pronave, pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit. Po ç’dinjitet keni ju, kur liruat nga bu.rgu vra.sësit e Gërdecit dhe 21 Janarit, kur votuat alla-manita 5-0, atë që del dhe u mbron sot nga mëngjesi në darkë.
Çfarë ligji keni zbatuar ju, kë politikan kusar dhe qeveritar hajdut dënuat ju?
Kujt nga këta që u morën nga kursi i Plepave dhe u bën zengjine, i treguat bu.rgun. Ndërsa popullin, e ropët përsëgjalli, ia morët gjithcka kishte. Edhe qindarkën e fundit, edhe jetën ia morët.
I treguat derën e bur.gut edhe për një faturë dritash të papaguar, kushtonte sa mëngjesi juaj.
Katilë e xhahilë, të pafytyrë dhe të pacipë, matrapazë edhe kusarë si jeni, edhe pikën e fundit ia thithët si shushunja këtij vendi.
“Nderi”, “burreria”, “dinjiteti” dhe “integriteti” juaj u prekërka pse u hoqën mundësinë të harxhoni një qime nga pasuria juaj përtej oqeanit.
Ai apo ata që u kanë premtuar se do t’u kalojnë pa lagur nga kjo furtunë, ju kanë mashtruar. Këtë radhe nuk keni derman, as ju dhe as ata. Ulni kokën si të menderosur dhe nxirosur që jeni, vri.sni mendjen si do e shpëtoni pasurinë tuaj, se te dera po u troket ai qe s’ja u pret mendja…
Ptuuuu farë e keqe, edhe në v.arr doni ta merrni me vete këtë popull….
Marrë nga: Rrjeti social Facebook, i gazetarit Artan Hoxha