Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027

nga Fast News
22 seconds më parë
në Aktualitet
0
13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari 2027, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri do të kenë 13 muaj kohë nga data e debitimit për të kundërshtuar transaksionet bankare të paautorizuara ose të kryera gabim. Ndryshimi parashikohet në ligjin nr. 108/2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020 ‘Për shërbimet e pagesave’”, i botuar në Fletoren Zyrtare nr. 235. Ndryshimet synojnë të forcojnë mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve të pagesave, të rrisin transparencën e tarifave dhe të përafrojnë kuadrin ligjor shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Transparencë më e madhe për tarifat bankare

Përveç zgjatjes së afatit të ankimimit, ligji i ri vendos rregulla për transparencën e tarifave dhe kushtet e shërbimeve të pagesave. Kuadri i ri krijon gjithashtu bazën për kufizimin e tarifave të shkëmbimit në pagesat me kartë, me synimin për të ulur kostot financiare dhe për të nxitur konkurrencën në treg.

Shërbimet financiare drejt tregut europian

Ndryshimet ligjore synojnë të përgatisin tregun financiar shqiptar për integrimin në Bashkimin Europian. Me anëtarësimin e plotë, institucionet shqiptare të licencuara do të mund të ofrojnë shërbime në vendet e BE-së përmes degëve apo agjentëve, ndërsa ofruesit europianë do të kenë mundësi të operojnë në Shqipëri. Ligji përcakton gjithashtu kërkesa më të forta për institucionet e parasë elektronike, përfshirë licencimin, kapitalin fillestar dhe mbrojtjen e fondeve të klientëve. Këto fonde duhet të jenë të mbrojtura dhe të mos përdoren për shlyerjen e kreditorëve të tjerë në rast falimentimi të institucionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Siguria kibernetike dhe ankesat e qytetarëve

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me sigurinë e shërbimeve financiare. Ofruesit e pagesave do të duhet të zbatojnë sisteme për administrimin e rreziqeve të teknologjisë së informacionit dhe për garantimin e qëndrueshmërisë operacionale digjitale. Incidentet madhore dhe rastet e mashtrimit duhet t’i raportohen pa vonesë Bankës së Shqipërisë, e cila do të koordinojë masat me autoritetet përkatëse.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë parashikohet të krijojë një njësi të posaçme për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve, e cila do të trajtojë ankesat e qytetarëve lidhur me shërbimet e pagesave. Ligji u miratua në Kuvend më 22 tetor 2026 dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 31 tetor 2026. Ai hyn në fuqi më 1 janar 2027, në kuadër të reformave për zgjerimin e pagesave digjitale dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Inteligjenca artificiale në zbulimin e sëmundjeve, 150 mln lekë investim nga AKSHI deri në 2029

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027

13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027

nga Fast News
14:12 | 03/11/2026
0

Inteligjenca artificiale në zbulimin e sëmundjeve, 150 mln lekë investim nga AKSHI deri në 2029

Inteligjenca artificiale në zbulimin e sëmundjeve, 150 mln lekë investim nga AKSHI deri në 2029

nga Fast News
13:01 | 03/11/2026
0

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

nga Fast News
11:25 | 03/11/2026
0

KLGJ kërkon shtimin e 102 gjyqtarëve, kostoja vjetore arrin 1.2 miliardë lekë

KLGJ kërkon shtimin e 102 gjyqtarëve, kostoja vjetore arrin 1.2 miliardë lekë

nga Fast News
10:34 | 03/11/2026
0

Recent News

13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027

13 muaj për të kundërshtuar pagesat bankare, çfarë ndryshon nga 2027

14:12 | 03/11/2026
Inteligjenca artificiale në zbulimin e sëmundjeve, 150 mln lekë investim nga AKSHI deri në 2029

Inteligjenca artificiale në zbulimin e sëmundjeve, 150 mln lekë investim nga AKSHI deri në 2029

13:01 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora