Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

nga Fast News
12 minutes më parë
në Ekonomi
0
Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Strehimi do të jetë një ndër cështjet që do të trajtohet me prioritet nga qeveria. Kryeministri Edi Rana dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë prezantuar Programin e ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.

Programi parashikon subvencionimin e qirasë në masën 50% për çiftet e reja dhe për emigrantët që do të kthehen në vend. Në vitin e parë të zbatimit do të përfitojnë 3 mijë individë, ndërsa shteti parashikohet të subvencionojë 50% të qirasë ose deri në 200 euro në muaj. Kryeministri Edi Rama tha se subvencionimi do të përfshijë qiratë e apartamenteve me vlerë deri në 400 euro.

“Nëse i plotëson kriteret dhe ke mundësi të marrësh një apartament me qira 400 euro, 200 euro do të paguhen nga shteti”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Rama. Thirrja do të hapet në muajin dhjetor 2026 dhe programi do të zbatohet gjatë vitit 2027.

Kryeministri theksoi se ky nuk është një program i ri kombëtar thjesht dhe vetëm financiar, por është një program i ri kombëtar si mishërim i një reforme strukturore shumë të thellë, e cila tanimë ka marrë formën e draftit ligjor. Ai informoi se janë 6 programe të reja, të cilat do të adresohen të gjitha së bashku në një reformë tërësore.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se së shpejti ky program do të kalojë në konsultim publik dhe pastaj në parlament për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në tërësi në rrugën e marrjes së një shtëpie.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj shpjegoi se ky program strehimi bëhet për t’iu shërbyer njerëzve, në kuadër edhe të ndryshimeve demografike, që kushtëzojnë sfida të reja.

“Ne duhet ta zgjerojmë konceptin e politikës sonë të strehimit dhe duhet të kalojmë nga një sistem ku kemi një numër instrumentesh të fragmentuara, në një sistem kombëtar të integruar të strehimit. Një sistem, i cili lidh politikën e strehimit me planifikimin e territorit, me tokën publike, me zhvillimin urban, me transportin, me tregun e punës dhe, në tërësi, me zhvillimin ekonomik.

Një sistem që ndërtohet për nevojat e njerëzve pranë vendeve të punës, siç thashë, pranë shkollave, pranë transportit, pra aty ku kemi më shumë shërbime. Dhe instrumentet që ne do të ndërtojmë janë të drejtuara drejt këtyre nevojave. Do ta fillojmë nga një arkitekturë më e qartë institucionale, ku ministria do të bëjë rolin e vet politikbërës. Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të zgjerojë kompetencat e saj dhe do të jetë krahu teknik i zbatimit të politikave të ministrisë, e cila do të identifikojë tokat publike, do të ndërtojë një pipeline kombëtar të projekteve, do të lidhë strehimin me zhvillimin urban dhe do të strukturojë edhe projektet që do të zbatohen nga bashkitë. Bashkitë, sigurisht që janë krahu i qeverisjes në territor, do të identifikojnë nevojat, por gjithashtu edhe terrenet dhe territoret, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Ndërkohë, Enti Kombëtar i Banesave do të transformohet në një shoqëri publike, e cila do të ndërtojë, por edhe do të menaxhojë të gjitha ndërtesat që ndërtohen për qëllime jo vetëm sociale tashmë, por edhe për qëllim të strehimit të përballueshëm. Ne e shohim këtë politikë si një politikë e cila do të ndikojë gjerësisht në planifikimin tonë në të ardhmen dhe kjo duhet të shoqërohet me një tjetër politikë financimi të kësaj arkitekture të re të menaxhimit të politikës së strehimit”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj shpjegoi sesi do të funksionpojë sistemi, në kaudër të programit të ri të strehimit.

“Nëse sot ne kemi akumuluar një fond të konsiderueshëm nga 3%-shi që akumulohet nga zhvilluesit, jo vetëm në para, por edhe në sipërfaqe, ky 3% do të mblidhet në një fond kombëtar për strehimin social të përballueshëm, Ii cili do t’i bashkohet buxheti i shtetit për strehimin. Fondit që alokohet për strehimin do t’i bashkohet gjithashtu administrimi i stokut të banesave. Tashmë, të ardhurat nga qiratë apo nga shitjet e banesave të përballueshme do të ripërdoren përsëri për politika të strehimit dhe nuk do të shkojnë më në buxhetin e shtetit për t’u përdorur për politika të tjera. Ne mendojmë që ka ardhur momenti që ky ndryshim i rëndësishëm të ndodhë, që paratë të investohen në strehim, që ne të kujdesemi për të gjitha kategoritë të cilat janë në ndërtim të jetës së tyre, janë në kërkim të një banese, sepse, në fund të fundit, kultura jonë është një kulturë rrënjësisht e lidhur me pronën dhe me banesën”, tha ministrja.

Sipas të dhënave, Shqipëria është një nga ato vende që, pavarësisht se përqindja e pronarëve të banesave ka rënë në krahasim me 15 vite më parë, është ndjeshëm më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.  Nëse ne sot kemi rreth 82% të familjeve shqiptare që e posedojnë një banesë, mesatarja e Bashkimit Europian është 68%.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

Para

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Para
Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

nga Fast News
17:30 | 10/09/2026
0

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

nga Fast News
17:24 | 10/09/2026
0

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

nga Fast News
20:00 | 09/09/2026
0

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

nga Fast News
19:30 | 09/09/2026
0

Recent News

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

Grupi OTP renditet si banka evropiane me performancën më të lartë në klasifikimin global të Forbes, për vitin 2026

17:30 | 10/09/2026
Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

Programi i ri Kombëtar për Strehimin, qeveria do të subvencionojë gjysmën e qirave për çiftet e reja

17:24 | 10/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora