Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

nga Fast News
3 minutes më parë
në Analizë
0
Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe

Çmimet e larta, veçanërisht ato të produkteve ushqimore dhe karburanteve, janë kthyer në një nga temat më të ndjeshme të debatit publik, që bëhet në rrjetet sociale apo në studio televizive. Kjo është e kuptueshme, pasi çdo familje e ndjen drejtpërdrejt në buxhetin e saj koston e ushqimeve, transportit dhe shërbimeve.

Pikërisht për këtë arsye, debati duhet të jetë serioz dhe ekonomikisht i argumentuar. Nuk mund dhe nuk duhet të jetë thjesht një garë politike se kush premton taksën më të ulët. Pas deklaratave të vazhdueshme të opozitës, Partia e Lirisë vjen me një propozim konkret për uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 5%, si dhe uljen e taksave mbi naftën, me argumentin se këto masa do të sillnin menjëherë ulje të çmimeve për konsumatorin. Të njëjtën gjë pretendojnë dhe tregtarët, duke mbrojtur idenë se me uljen e TVSH-së ata do të ulin çmimet.

Por a garanton ulja e taksës uljen e çmimit që paguan qytetari? Në këndvështrimin tim dhe për argumentat që do të listoj më poshtë, JO domosdoshmërisht. TVSH-ja nuk është një buton që ul automatikisht çmimet. Në teori, ulja e TVSH-së krijon hapësirë për uljen e çmimit final. Por në praktikë, çmimi i një produkti nuk përcaktohet vetëm nga taksa, pasi në të përfshihen kostoja e prodhimit, importit, transportit, magazinimit, energjisë, pagave, qirave, financimit, humbjeve dhe, në fund, marzhi i fitimit të subjektit që e shet produktin.

Prandaj, nëse TVSH-ja zbret nga 20% në 5%, nuk ka asnjë mekanizëm ekonomik që garanton se e gjithë diferenca prej 15 pikësh do të përkthehet në ulje të çmimit në raftet e supermarketeve apo tezgat e tregjeve. Një pjesë mund të shkojë te konsumatori, një pjesë mund të absorbohet nga kostot dhe një pjesë mund të mbetet në marzhin e biznesit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pra, ulja e TVSH-së është një instrument fiskal, jo një garanci për uljen e çmimeve. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh edhe një tjetër element, që është humbja që shkaktohet në buxhetin e shtetit. Një ulje kaq e fortë e TVSH-së do të kishte edhe një kosto të konsiderueshme në të ardhurat e financave publike. Në këto kushte, nga çfarë heq dorë shteti për të financuar këtë ulje?

Pasi të ardhurat nga taksat nuk zhduken në një vakum. Ato financojnë pensione, paga, shërbime publike, infrastrukturë, shëndetësi, arsim, skema sociale dhe investime. Nëse shteti heq një shumë të konsiderueshme nga të ardhurat fiskale, duhet të tregojë edhe se cilat shpenzime do të reduktojë apo cilat politika të tjera do të mbeten pa financim. Ose në një tjetër variant, cfarë taksash të tjera duhet të rrisë për të kompensuar uljen e TVSH-së?

Le të ndalemi pak tek përfituesit e uljes së TVSH-së. Një ulje e përgjithshme e TVSH-së për ushqimet do të zbatohej njësoj për të gjithë, për familjen me të ardhura të ulëta dhe për familjen me të ardhura të larta. Nëse një familje me të ardhura të larta konsumon më shumë dhe blen më shumë produkte, ajo do të përfitojë në vlerë absolute më shumë nga një ulje e përgjithshme e TVSH-së.

Personalisht, mendoj se një politikë sociale e targetuar mund t’i drejtojë fondet pikërisht tek familjet që kanë më shumë nevojë për mbështetje apo tek pensionitët. Kjo është arsyeja pse qasja e qeverisë duhet të jetë, jo vetëm sa taksa heqim, por si e mbrojmë më mirë fuqinë blerëse. I njëjti argument vlen edhe për karburantet. Nafta nuk bëhet automatikisht më e lirë vetëm se ulen taksat. Çmimi i naftës në tregun shqiptar ndikohet nga çmimi ndërkombëtar i naftës bruto, kursi i këmbimit, kostot e importit, transportit, rafinimit dhe shpërndarjes, si dhe nga taksat dhe marzhet përgjatë zinxhirit. Prandaj, ulja e taksave mbi karburantin mund të krijojë hapësirë për një çmim më të ulët, por sërish nuk është e sigurt që e gjithë ulja fiskale do të kalojë tek konsumatori.

Nëse qëllimi është që qytetari të paguajë më pak në pikën e karburantit, duhet të kontrollohet edhe vetë mekanizmi i formimit të çmimit. Përndryshe rrezikojmë të bëjmë një transferim të ardhurash nga buxheti i shtetit tek operatorët e tregut, pa marrë garancinë se konsumatori do të përfitojë në të njëjtën masë. Une mendoj se në vend të idesë së uljes masive të taksave, ne kemi nevojë për politika që prekin vetë mekanizmin e formimit të çmimit të produktit. Këtu bëhen thelbësore konkurrenca, transparenca dhe monitorimi i tregut.

Kur konsumatori mund të krahasojë çmimin e një produkti nga një tregtar tek tjetri, presioni konkurrues rritet. Kur autoritetet kanë të dhëna më të mira për çmimet, marzhet dhe zinxhirin e furnizimit, bëhet më e lehtë të identifikohen anomalitë. Kur tregu është më konkurrues, bizneset kanë më pak hapësirë për të absorbuar një ulje taksash pa e reflektuar atë në çmimin final. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e mekanizmave të transparencës së çmimeve dhe monitorimit të tregut.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se rritja e çmimeve nuk është një dukuri vetëm shqiptare. Ekonomitë europiane po përballen sërish me rritjen e inflacionit, të shkaktuara nga rritja e çmimit të naftës dhe energjisë, si pasojë e tensioneve gjeopolitike. Për një ekonomi të vogël si ajo shqiptare, që mbështetet ndjeshëm tek importet, këto goditje transmetohen në mënyrë të pashmangshme edhe në tregun vendas. Kjo nuk do të thotë se qeveria nuk duhet të bëjë asgjë. Përkundrazi, duhet të tregojë kujdes dhe të mos ndërmarrë politika populiste si ulja e TVSH-së.

Qeveria duhet të ulë barren, aty ku efekti është më i madh dhe ta bëjë këtë me rishpërndarje dhe jo duke ulur taksat. Mund ta bëjë duke rritur mbështetjen për prodhimin vendas, që të ulet varësia nga importet. Mund ta bëjë duke rritur konkurrencën dhe duke bërë transparencën e cmimeve (gjë që ka nisur të bëhet nga shtatori nëpërmjet Pasqyrës së Cmimeve).

Mund të jetë kombinimi i të gjithë këtyre elementëve. Pasi duhet të kuptojmë që një familje nuk ndihmohet vetëm duke ulur një taksë. Ajo ndihmohet kur rriten të ardhurat, ulen kostot, rritet konkurrenca dhe forcohet fuqia e saj blerëse. Debati duhet të jetë pikërisht për fuqinë blerëse dhe jo për numrin më të favorshëm. Debati duhet të jetë për një politikë të zgjuar dhe jo për atë që tingëllon më bukur politikisht.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

nga Fast News
12:19 | 13/09/2026
0

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

nga Fast News
12:09 | 13/09/2026
0

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

nga Fast News
12:00 | 13/09/2026
0

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

nga Fast News
17:24 | 11/09/2026
0

Recent News

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

12:19 | 13/09/2026
Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

12:09 | 13/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora