Qeveria kërkon një qasje të re të administratës me biznesin. Kryeministri kërkuar që inspektorët të mos shkojnë te sipërmarrësit me qëllimin për të evidentuar gabimet dhe për t’i ndëshkuar, por për t’i orientuar dhe ndihmuar në korrigjimin e shkeljeve dhe përmbushjen e standardeve.
Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe kryeinspektorin, Dashnor Sula, Rama theksoi se duhet të ndryshojë edhe qasja ndaj masave ndëshkuese.
Sipas kryeministrit, gjoba duhet të konsiderohet si masa e fundit, dhe jo të përdoret si një mjet presioni apo shantazhi ndaj sipërmarrësve.
“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojën testin e besës. Nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektoi nuk vjen te dera e biznesit si skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por ti ndihmojmë të përmirësohen dhe në përmbushjen e standardeve.
Gjoba është arma e fundit, jo e para. Kurrë një spate shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit. Kush nxjerr gjobën para fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin. Kujt i vjen inspektim pa paralajmërim për kontroll rutinë, duhet ta denoncojë menjëherë të inspektori i përgjithshëm.
Këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, së shpejti çdo inspektoi që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi, do jetë i pajisur me kamera inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, dhe ai ta dijë se në çdo minutë është i mbikëqyrur.
Gjoba është arma e fundit, jo e para. Kurrë një spate shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit. Kush nxjerr gjobën para fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin. Kujt i vjen inspektim pa paralajmërim për kontroll rutinë, duhet ta denoncojë menjëherë të inspektori i përgjithshëm.
Këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, së shpejti çdo inspektoi që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi, do jetë i pajisur me kamera inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, dhe ai ta dijë se në çdo minutë është i mbikëqyrur”, tha Rama.
Ministrja Ibrahimaj: Biznesi të informohet para inspektimit, paralajmërimi masa e parë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkoi forcimin e reformës së inspektimeve, me fokus te ulja e barrës për biznesin, rritja e cilësisë së kontrolleve dhe transparenca mbi kërkesat që duhet të përmbushë sipërmarrja.
“Informacioni dhe dokumentacionet e publikuara pranë QKB-së duhet të përditësohen sa herë ndryshojnë kërkesat ligjore, në mënyrë që bizneset të mos përballen me kërkesa të reja vetëm në momentin e kontrollit”, u shpreh ministrja.
Një tjetër fokus ishte përdorimi i paralajmërimit si masë e parë, kur shkelja e konstatuar e lejon këtë qasje. Ibrahimaj nënvizoi se qëllimi i inspektimit nuk është gjobitja e biznesit, por orientimi dhe edukimi i tij për përmbushjen e standardeve.
Ministrja kërkoi gjithashtu që të përcaktohen qartë rastet kur aplikohet paralajmërimi dhe ato kur vendoset gjoba, duke bërë që këto rregulla të jenë të qarta si për inspektoratet, ashtu edhe për bizneset.
“Qëllimi i inspektimit nuk është të gjobisim biznesin, por ta informojmë, ta orientojmë dhe ta ndihmojmë të përmbushë standardet”, deklaroi ministrja.
Në vijim, Ibrahimaj kërkoi Brenda muajit shtator përcaktimin e treguesve të performancës, cilësisë dhe sasisë, si dhe forcimin e sistemit të integruar të inspektimeve.








