Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re

Raporti i fundit i institucionit financiar ndërkombëtar nxjerr në pah avantazhet dhe problematikat

nga Fast News
40 minutes më parë
në Ekonomi
0
Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik, ku potenciali për rritje nuk lidhet më vetëm me sektorët tradicionalë, por gjithnjë e më shumë me turizmin, teknologjinë, shërbimet digjitale, agro-përpunimin, energjinë e rinovueshme dhe sektorët me vlerë më të lartë të shtuar.

Ky është një nga përfundimet e “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report” të Bankës Botërore, një anketë që përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Raporti, i publikuar më 27 gusht 2026, synon të kuptojë perceptimet e aktorëve shqiptarë mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në vend.

Ky dokument evidenton se një prej sinjaleve më pozitive për ekonominë shqiptare është vlerësimi se turizmi ka potencialin më të lartë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Por më e rëndësishmja është se potenciali i turizmit nuk kufizohet vetëm te modeli tradicional i sezonit veror. Raporti evidenton mundësinë e zgjerimit të aktivitetit përmes agroturizmit, turizmit kulturor, historik dhe të aventurës, duke krijuar mundësi për punësim dhe zhvillim edhe jashtë zonave bregdetare dhe jashtë muajve të sezonit. Kjo përputhet me një prej drejtimeve kryesore të ekonomisë shqiptare në vitet e fundit: shndërrimin e turizmit nga një sektor sezonal në një motor më të qëndrueshëm të ekonomisë dhe punësimit..

Banka Botërore sheh gjithashtu potencial të rëndësishëm te bujqësia dhe agro-përpunimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë shqiptare, pasi rritja e vlerës së prodhimit bujqësor nuk lidhet vetëm me prodhimin e lëndës së parë, por me gjithë zinxhirin: përpunim, paketim, standardizim dhe eksport.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këtë kuptim, zhvillimi i agro-përpunimit mund të krijojë më shumë vlerë të shtuar në vend dhe njëkohësisht të hapë mundësi të reja punësimi jashtë qendrave urbane.

Një tjetër element pozitiv është pesha që raporti i jep teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve digjitale. Këta sektorë shihen si fusha me potencial për krijimin e vendeve të punës të kualifikuara dhe për zhvillimin e një ekonomie më të orientuar drejt eksporteve.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk duhet të mbështetet vetëm te avantazhet natyrore apo te kostot e ulëta të punës, por mund të ndërtojë një avantazh të ri konkurrues përmes aftësive digjitale, inovacionit dhe kapitalit njerëzor.

Edhe infrastruktura digjitale renditet ndër fushat ku kërkohet më shumë fokus për zhvillimin e vendit, një sinjal i qartë se transformimi digjital po konsiderohet tashmë pjesë e infrastrukturës bazë të ekonomisë moderne.

Raporti evidenton gjithashtu energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e gjelbër si fusha me potencial për krijimin e vendeve të punës.

Për Shqipërinë, kjo përbën një mundësi strategjike: avantazhet natyrore në energji të kombinohen me investimet e reja në energji të pastër, duke krijuar jo vetëm kapacitete energjetike, por edhe ekonomi, investime dhe vende të reja pune.

Banka Botërore jep në këtë raport një tjetër mesazh me rëndësi, që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, si një ndër shqetësimet kryesore të sektorit privat, e renditur në të njëjtin nivel me korrupsionin nga 52% e të anketuarve.

Në pamje të parë kjo është një problem, por njëkohësisht është edhe tregues i transformimit të ekonomisë shqiptare.

Biznesi shqiptar nuk po përballet thjesht me mungesën e vendeve të punës, por gjithnjë e më shumë me nevojën për punonjës me aftësi të reja. Kjo e zhvendos fokusin e politikave ekonomike drejt arsimit profesional, aftësive digjitale dhe lidhjes më të fortë mes arsimit dhe tregut të punës.

Në tërësi, raporti jep një panoramë ku Shqipëria ka disa avantazhe të rëndësishme për fazën e ardhshme të zhvillimit: turizëm me potencial të lartë, bujqësi dhe agro-përpunim, teknologji dhe shërbime digjitale, energji të rinovueshme, industri të lehtë dhe infrastrukturë të gjelbër.

Banka Botërore evidenton edhe probleme të rëndësishme, veçanërisht korrupsionin, kapacitetet institucionale dhe mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj: Gjoba të jetë arma e fundit

Para

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

Para
4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

nga Fast News
17:20 | 02/09/2026
0

Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re

Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re

nga Fast News
16:48 | 02/09/2026
0

“Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj: Gjoba të jetë arma e fundit

“Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj: Gjoba të jetë arma e fundit

nga Fast News
16:30 | 02/09/2026
0

Borxhi afatgjatë i qeverisë bëhet më i shtrenjtë, rritet yield-i i obligacioneve 20-vjeçare

Borxhi afatgjatë i qeverisë bëhet më i shtrenjtë, rritet yield-i i obligacioneve 20-vjeçare

nga Fast News
13:22 | 02/09/2026
0

Recent News

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

17:20 | 02/09/2026
Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re

Banka Botërore skanon ekonominë: Turizmi, teknologjia dhe bujqësia, në qendër të ekonomisë së re

16:48 | 02/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora