Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Zgjidhet ngërçi politik në Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK vendosin për Presidentin e ri, ja kush propozohet

nga Fast News
2 months më parë
në Bota
0
Zgjidhet ngërçi politik në Kosovë, Vetëvendosja dhe LDK vendosin për Presidentin e ri, ja kush propozohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi i mirë vjen nga Kosova. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin që do të propozohet për postin e Presidentit të ri të Kosovës. Emri i dakordësuar nga dy partitë është Bekim Sejdiu.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi marrëveshjen, duke bërë të ditur se Sejdiu është kandidati i propozuar për kreun e shtetit. Abdixhiku nuk dha detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, por kërkoi që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt.

Sipas Abdixhikut, dy partitë kanë zhvilluar takime të vazhdueshme që prej 9 korrikut, me synim gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe garantimin e stabilitetit institucional në vend. Negociatat, sipas tij, kanë qenë intensive dhe të vështira, por të dyja palët kanë vijuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje.

Vetë Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e Abdixhikut dhe Kurtit për të marrë përsipër kandidimin për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kush është Bekim Sejdiu?

Bekim Sejdiu është jurist dhe diplomat karriere, me eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës. Ai ka shërbyer edhe si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke ndërtuar një karrierë në fushën juridike dhe institucionale. Në diplomaci, Sejdiu ka mbajtur postin e konsullit në Ankara gjatë viteve 2008–2012, në kuadër të shërbimit diplomatik të Kosovës.

Kandidatura e tij vjen në kuadër të përpjekjeve të partive politike për zhbllokimin e situatës institucionale dhe formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

Para

Fokusi i administratës fiskale, ministri Malaj: Shërbime më të mira, transparencë dhe korrektësi ndaj qytetarëve dhe biznesit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora