Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Shqipëria po ndahet”, 1 në 3 martesa përfundon në divorc

Po ndodhin pothuajse 13 divorce në ditë

nga Fast News
2 weeks më parë
në Ekonomi
0
“Shqipëria po ndahet”, 1 në 3 martesa përfundon në divorc
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thuajse 1 në 3 martesa në Shqipëri përfundon në divorc. Shifra është një nga treguesit më domethënës të ndryshimeve që po pëson familja shqiptare dhe ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e martesës si institucion.

Të dhënat më të fundit vjetore zyrtare të INSTAT-it tregojnë se në vitin 2024, raporti i divorceve ndaj martesave arriti në 29.8 divorce për çdo 100 martesa. Në total, gjatë këtij viti u regjistruan 16,120 martesa dhe 4,809 divorce. Sipas përllogaritjeve, i takon pothuajse 13 divorce çdo ditë.

Por ajo që e bën më domethënëse tendencën është ecuria ndër vite. Raporti i divorceve kundrejt martesave ka ardhur duke u rritur gradualisht, duke treguar se ndarja po bëhet një fenomen gjithnjë e më i pranishëm në shoqërinë shqiptare.

Në vitin 2024, për më tepër, numri i martesave u tkurr krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i divorceve u rrit. Pra, kemi njëkohësisht më pak martesa dhe më shumë divorce, çka e ka shtyrë më tej lart raportin mes tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Numri i lartë i divorceve shpjegohet më ndryshimet ekonomike dhe sociale, emigrimi, pasigurinë financiare, ndryshimin e rolit të gruas në familje dhe në tregun e punës, rritjen e pavarësisë ekonomike dhe sociale të individit, si edhe transformimin e mënyrës së komunikimit përmes teknologjisë. Janë të gjithë këta faktorë që kanë ndryshuar ndjeshëm marrëdhënien në çift.

Nga ana tjetër, rritja e numrit të divorceve mund të shpjegohet edhe me një liri më të madhe të individit për të bërë një zgjedhje personale dhe për t’i dhënë fund një marrëdhënieje me më pak barriera e vështirësi sesa disa vite më parë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Blejmë dhe shesim, si ka ndryshuar gjeografia e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë

Para

Gjërat rreth vetes që nuk duhet t’i dinë kolegët

Para
Gjërat rreth vetes që nuk duhet t’i dinë kolegët

Gjërat rreth vetes që nuk duhet t’i dinë kolegët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

nga Fast News
20:00 | 09/09/2026
0

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

nga Fast News
19:30 | 09/09/2026
0

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

nga Fast News
18:51 | 09/09/2026
0

“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen

“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen

nga Fast News
18:41 | 09/09/2026
0

Recent News

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% brenda dhjetë viteve të ardhshme

20:00 | 09/09/2026
Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

19:30 | 09/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora