Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

nga Fast News
3 minutes më parë
në Biznes
0
Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat. Biznesi online që siguron miliona euro fitime për të gjithë ata që reklamojnë apo shesin në rrjetet sociale do të përballet me kontrolle të adminiostratës tatimore, sipas një planit të qartë veprimi. Kjo me qëllim uljen e informalitetit dhe përfshirjen e tyre në listën e taksapaguesve.

Në total, në vendin tonë janë 2,016 biznese të regjistruara për tregti dhe shërbime online ku 68% e tyre ndodhen në Tiranë. 76% e këtyre bizneseve funksionojnë si persona fizikë dhe 23% e tyre janë entitete. Të dhënat për sektorin e tregtisë dhe shërbimeve online u publikuan në Planin Operacional për sektorin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pir pavarësisht zgjerimit të sektorit dhe rritjes së shitjeve online, ky sektor vijon të ketë informalitet të lartë. Tatimet gjithashtu njoftuan aksionin për kontrollin e këtij sektori ashtu siç është vepruar edhe me sektorë të tjerë më parë.

Plani Operacioanl evidenton se katër janë tipologjitë kryesore të shitjeve online, përfshirë mes rrjeteve sociale, reklamat nëpërmjet portaleve, qendrave telefonike që kontaktojnë konsumatorët dhe operatorët postarë. Krahas tyre administrata tatimore ka identifikuar edhe risqet për secilën tipologji.

  1. Shitja Online e Mallrave Kanalet: E-commerce me shportë, Instagram/Facebook (porosi me mesazh), aplikacione celulare. Risku: Mijëra ndjekës dhe aktivitet i përditshëm, por të paregjistruar ose me qarkullim të deklaruar simbolik.
  2. Reklamimi Online Portalet: Njoftime shitjeje kundër pagesës (prona, automjete). Rrjetet sociale: Postime/stories me pagesë nga faqe me audiencë të madhe. Risku: Veprimtari ekonomike që pothuajse asnjëherë nuk shoqërohet me faturim te rregullt.
  3. Telemarketingu Modeli: Qendra telefonike kontaktojne konsumatoret per shitje produktesh, te kombinuar me reklamim ne rrjete sociale. Risku: Teleshitja me shpërndarje korrieri kundër pagesës në dorëzim, fshehje e qarkullimit.
  4. Operatoret Postare/Korrier Roli: Dorëzimi dhe arkëtimi ne dorëzim. Shërbime ndërmjetësimi shpërndarjeje. Dualiteti: Objekt i planit (për detyrimet fiskale) dhe partner të dhënash (evidenca e dërgesave mundëson rindërtimin e volumit të shitjeve).

5 risqet kryesore të sektorit online

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

1.Regjistrimi i tatimpaguesve/shitësve në Instagram dhe Facebook pa NIPT. BE/DAC7: platformat digjitale raportojnë identitetin dhe të ardhurat e shitësve.

2.Deklarimi i pasaktë i qarkullimit

Nëndeklarimi i shitjeve, veçanërisht kur pagesa kryhet në dorëzim (cash on delivery). CESOP: krijon mundësi për analizimin e pagesave ndërkufitare, përfshirë pragun prej mbi 25 pagesash për tremujor për një përfitues.

  1. Punonjësit e padeklaruar

Punësim i maskuar në platforma. ILO/OECD: rregullimi vendimtar.

4.Pagat e padeklaruara ose të nëndeklaruara

Rreziku i pagesave jashtë listëpagesës, përfshirë praktikën e “pagës në zarf”.

  1. Shmangia e regjistrimit në TVSH

Shmangie TVSH duke fshehur qarkullimin. Modeli britanik: subjekt i vetëm.

 

https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=14669

Etiketa: aktualitet
Pas

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

nga Fast News
10:22 | 18/08/2026
0

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

nga Fast News
23:05 | 17/08/2026
0

61 Vjet nga fillimi i paradoksit:  “Lek i vjetër dhe Lek i ri”!

61 Vjet nga fillimi i paradoksit: “Lek i vjetër dhe Lek i ri”!

nga Fast News
17:49 | 16/08/2026
0

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
10:40 | 16/08/2026
0

Recent News

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

10:22 | 18/08/2026
Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

23:05 | 17/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora