Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

nga Fast News
2 minutes më parë
në Analizë
0
Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Aurora Sulce

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce
Shifrat e fundit të Institutit të Statistikave për rritje të eksporteve janë një lajm i mirë për ekonominë shqiptare në këto ditë të nxehta gushti. Statistikat zyrtare raportojnë se në korrik 2026, eksportet e mallrave arritën në 33.6 miliardë lekë, duke u rritur me 10.6% krahasuar me korrikun e një viti më parë. Ndërsa për 7-mujorin, eksportet arritën në rreth 227 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 6.7%, nga 6.1% që ishte rritja në 6-mujor.

Një përmirësim i ndjeshëm i ritmit të rritjes, që duhet ruajtur dhe konsoliduar, me qëllim që ekonomia të përfitojë maksimalisht. Pasi eksportet nuk duhen parë vetëm si një tregues i tregtisë së jashtme, por si kanal për të zgjeruar ekonominë përtej konsumit të brendshëm.

Por ecuria pozitive është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ndoshta edhe më interesantja është ndryshimi i strukturës së eksporteve, që sinjalizon edhe një ndryshim të modelit të ekonomisë.

INSTAT-i raporton se në korrik, “Materiale ndërtimi dhe metale” dhanë kontributin më të madh në rritjen e eksporteve, me 8.9 pikë përqindje, ndërsa “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” kontribuuan me 5.3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.9 pikë përqindje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në krahun tjetër, tekstilet dhe këpucët, një prej shtyllave tradicionale të eksporteve shqiptare, dhanë një kontribut negativ prej 4.3 pikë përqindjeje.

Ky ndryshim është veçanërisht domethënës nëse kemi parasysh peshën që ka fasoneria në strukturën e eksporteve. Tekstilet dhe këpucët përbëjnë rreth 26.3% të totalit të eksporteve, por sektori po përballet prej kohësh me presione nga zhvlerësimi I euros, rritja e kostove të punës, konkurrenca rajonale dhe ndryshimet në kërkesën e tregjeve europiane.

A po përballet ekonomia shqiptare me një pikë kthese?

Modeli i eksporteve që vitet e fundit u mbështet tek materialet me porosi dhe krahu i lirë i punës duket se po zëvendësohet gradualisht me një model, ku më shumë rëndësi kanë përpunimi, teknologjia, pajisjet dhe produktet me vlerë më të lartë të shtuar.

Ky është një zhvillim pozitiv, por që duhet konsoliduar. Pasi do të shënonte kalimin nga eksporti i punës tek eksporti i vlerës

Manifaktura ka luajtur një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ajo ka krijuar mijëra vende pune, ka integruar kompanitë shqiptare në zinxhirët europianë të furnizimit dhe ka qenë një burim i rëndësishëm valute. Por modeli ka edhe kufizime. Kur një kompani shqiptare kryesisht prodhon sipas specifikimeve të një kompanie të huaj, ndërsa marka, dizajni, teknologjia dhe pjesa më e madhe e vlerës ekonomike krijohen jashtë vendit, përfitimi që mbetet në ekonominë vendase është më i kufizuar.

Prandaj, sfida e re nuk është të braktiset fasoneria, por të ndihmohen kompanitë shqiptare të manifakturës që të kroijojnë produktin me cikël të mbyllur “Made in Albania”.

Në këtë mënyrë, do të kalojmë nga prodhimi me porosi te prodhimi i markës. Do të rrisnim automatizimin e ndërmarrjeve, do të realizonim produktin e përpunuar dhe do të bëheshim më  konkurrues. Pasi nuk do të kishim më si avantazh vetëm krahun e lirë të punës (të cilin kemi filluar ta humbim në fakt), por sipas këtij modeli të ri, do të kishim cilësinë, teknologjinë dhe produktivitetin.

E njëjta logjikë vlen edhe për një tjetër sektor shumë sensitiv të ekonomisë shqiptare, që është bujqësia dhe produktet bujqësore.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në korrik të këtij viti, produktet ushqimore shënuan një rritje me vetëm rreth 1%. Ecuria pozitive nuk duhet të entuziasmojë askënd. Pasi nuk mjafton të eksportosh fruta, perime etj. Vlera shumëfishohet kur produkti përpunohet, standardizohet, paketohet dhe shitet me një markë që mund të konkurrojë në tregjet europiane.

Kjo është arsyeja pse politika e eksporteve duhet të fokusohet, jo vetëm te sasia e mallrave që dalin nga Shqipëria, por te vlera që krijohet përpara se ato të dalin nga vendi. Rrjedhimisht, kjo do të conte në  rritje të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, vecanërisht në kuadër edhe të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë, sfida nuk duhet të jetë thjesht të eksportojë më shumë, por të eksportojë më shumë vlerë. Dhe kjo realizohet me më shumë mbështetje për produktivitetin, teknologjinë, përpunimin, markën shqiptare dhe kapitalin njerëzor. Tango nuk kërcehet vetëm, ndaj sfida është e hapur për qeverinë dhe biznesin!

Etiketa: aktualitet
Pas

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

nga Fast News
14:44 | 18/08/2026
0

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

nga Fast News
10:50 | 18/08/2026
0

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

nga Fast News
10:22 | 18/08/2026
0

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

Punësimi i të huajve, udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave

nga Fast News
23:05 | 17/08/2026
0

Recent News

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

14:44 | 18/08/2026
Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

10:50 | 18/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora