Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

nga Fast News
1 minute më parë
në Analizë
0
Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Aurora Sulce

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe

Ekonomia shqiptare i është nënshtruar ndryshimeve të forta vitet e fundit, duke e bërë të ardhmen jo pak sfiduese. Pavarësisht goditjeve si tërmeti, pandemia apo ndikimit të konflikteve botërore, rritja ekonomike ka qenë pozitive dhe e pandalshme, bizneset janë shtuar, pagat janë rritur. Një ecuri e tillë është reflektuar me një përmirësim të vendit në renditjen rajonale përsa i përket treguesit të PBB-së për frymë, që sipas vlerësimeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 arritën në 11.2 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës.

Por paralelisht me zgjerimin në terma realë të ekonomisë, është rritur edhe kostoja e jetesës. Ushqimet, karburanti, banesat dhe një pjesë e shërbimeve janë bërë më të shtrenjta. Natyrshëm lind pyetja: a jemi ne më mirë financiarisht?

Le të analizojmë shifrat për t’i dhënë dhënë përgjigje një pyetjeje të tillë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, PBB-ja reale e Shqipërisë u rrit me 3.66% në vitin 2025, pas një rritjeje prej 4.03% në vitin 2024. Vlen të theksohet këtu se rritja reale llogaritet pasi eliminohet efekti i ndryshimeve të çmimeve. Kjo do të thotë se zgjerimi i ekonomisë nuk është vetëm një efekt i inflacionit apo i kursit të këmbimit. Por se ekonomia shqiptare po rritet realisht, cka do të thotë se në vitin 2025, u prodhuan më shumë mallra dhe shërbime se një vit më parë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por nëse hyjmë në detaje, do të shohim se tek struktura e kësaj rritje qëndron edhe sfida e vërtetë që duhet përballuar. Kjo pasi sipas INSTAT-it, në vitin 2025, shërbimet e tregtisë, transportit, akomodimit dhe ushqimit përbënin 19.4% të PBB-së; ndërtimi 12.56%; administrata publike, arsimi dhe shëndetësia 11.78%; bujqësia 14.59%; industria 10.08%; pasuritë e paluajtshme 5.36%. Shifrat e mësipërme tregojnë qartë se ekonomia shqiptare nuk është thjesht një ekonomi ndërtimi, ashtu sic pretendohet dhe proklamohet nga opozita. Ajo është një ekonomi ku shërbimet kanë peshë shumë të madhe dhe ku ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, turizmi dhe konsumi janë bërë pjesë e rëndësishme e motorit të rritjes. Por njëkohësisht shfaqet një dobësi që është bujqësia, e cila u tkurr me 2.5% në terma realë në vitin 2025 dhe industria që gjithashtu, pësoi rënie me 3.72% në këtë periudhë.

Rritja e prodhimit është edhe një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Pasi një ekonomi mund të rritet me shërbime, turizëm dhe pasuri të paluajtshme. Por në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimit Europian, ekonomia shqiptare duhet që në afatgjatë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e saj, duke u bazuar në sektorë si bujqësia dhe industria.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një strukturë interesante të kontributit në rritjen e PBB-së në vitin 2025. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia kontribuuan me 1.65 pikë përqindjeje në rritjen reale. Ndërtimi kontribuoi me 0.50 pikë përqindjeje, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 0.47 pikë, ndërsa pasuritë e paluajtshme me 0.42 pikë.

Në anën tjetër, industria uli rritjen me 0.41 pikë, ndërsa bujqësia me 0.38 pikë. Këto shifra dëshmojnë se ekonomia shqiptare po rritet, por nuk është lloji I rritjes që synohet.

Le të shohim një tregues tjetër, që është ai që qytetarët kuptojnë më mirë dhe që është paga. Pasi paga është edhe një ndër mënyrat më të mira për të kuptuar, nëse rritja ekonomike po përkthehet në mirëqenie apo jo.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mesatare bruto arriti në 90.119 lekë, ose 9.6% më shumë se një vit më parë. Pra, rritja e pagave është reale dhe e matshme. Por sfidë mbetet sesa mbulon ajo rritjen e cmimeve, cka do të përkthehej edhe në një fuqi blerëse më të madhe.

Nëse shohim strukturën e pagave, konstatojmë se në tremujorin e parë të 2026, paga mesatare në sektorin financiar dhe të sigurimeve ishte 157.434 lekë, ndërsa në informacion dhe komunikim 131.747 lekë. Pra, pothuajse sa dyfishi i pagës mesatare kombëtare.

Nga këto shifra arrijmë në konkluzionin se, nëse ekonomia krijon vende pune me paga të larta në ICT, financë, profesione teknike dhe shërbime të specializuara, por një pjesë e madhe e punonjësve mbetet në sektorë me produktivitet dhe paga të ulëta, atëherë rritja mesatare nuk përkthehet automatikisht në përmirësim të njëtrajtshëm të mirëqenies.

Kjo është arsyeja pse produktiviteti duhet të jetë në qendër të politikës ekonomike.

Nëse thellohemi në analizë kuptojmë se një nga arsyet pse rritja ekonomike nuk ndihet njësoj nga të gjitha familjet është struktura e shpenzimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2024 (e dhëna e fundit zyrtare) ushqimet dhe pijet joalkoolike përbënin rreth 39.6% të shpenzimeve të konsumit të familjeve. Edhe pse ka ardhur në rënie vitet e fundit, kjo peshë mbetet e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian që është rreth 18% e buxhetit mujor.

Rrjedhimisht, nëse një familje shpenzon rreth 40% të buxhetit për ushqime, çdo rritje e çmimeve ushqimore prek drejtpërdrejt standardin e saj të jetesës. Kjo pasi Shqipëria importon një pjesë të mirë të produkteve ushqimore që konsumon, pavarësisht tendencës në rritje të eksporteve bujqësore.

Këtu nevojitet një politikë e thellë me fokus tek bujqësia dhe rritja e produktivitetit në këtë sektor. Në të kundërt, të gjithë do të përballemi me një paradoks: ku të ardhurat rriten, por ne shpenzojmë pjesën më të madhe të tyre për t’u ushqyer.

Një tjetër faktor që po “grryen” të ardhurat e një familje në vendin tonë është strehimi. Nëse paga rritet, por një pjesë gjithnjë e më e madhe e të ardhurave shkon për qira ose kredi, rritja e pagës nuk përkthehet plotësisht në mirëqenie. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet e reja.

Për këtë arsye, politika e strehimit duhet të trajtohet si politikë ekonomike, ku qëllimi nuk duhet të jetë vetëm të ndërtohen më shumë apartamente, por të ndikohet që një një familje me të ardhura normale të mund të përballojë një banesë normale.

Një tjetër sektor që kërkon vëmendje për rritjen afatgjatë të ekonomisë është industria. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2025 industria u tkurr me 3.72% në terma realë dhe pesha e saj ra në 10.08% të Produktit të Brendshëm Bruto. Shërbimet mund të krijojnë shumë vende pune, por industria dhe eksportet e produkteve të përpunuara kanë potencial më të madh për të rritur produktivitetin dhe për të futur Shqipërinë në zinxhirët europianë të vlerës.

Prandaj Shqipëria duhet të synojë jo vetëm të eksportojë më shumë mallra, por të eksportojë më shumë vlerë. Kjo kërkon teknologji, aftësi dhe financim. Në këtë drejtim, nismat e qeverisë shqiptare, si “Dyfisho ndërmarrjen tënde” pritet të jenë një ndhmë reale për kompanitë shqiptare të sektorit prodhues.

Në përfundim të analizës së këtyre shifrave, është e qartë për të gjithë se ekonomia shqiptare është në shtratin e sigurtë të rritjes, por përballë sfidave, që në themel kanë rritjen e produktivitetit dhe shndërrimit të rritjes së ardhurave në mirëqënie.

Etiketa: aktualitet
Pas

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

nga Fast News
08:00 | 15/08/2026
0

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

nga Fast News
22:39 | 14/08/2026
0

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

nga Fast News
22:03 | 14/08/2026
0

Bizneset do të regjistrohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare, ja rregullat e reja dhe tarifat

Bizneset do të regjistrohen në Dhomën Ekonomike Kombëtare, ja rregullat e reja dhe tarifat

nga Fast News
18:54 | 14/08/2026
0

Recent News

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

08:00 | 15/08/2026
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

22:39 | 14/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora