Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Po rritet bindja globale se Kina po ia kalon SHBA-së në garën e Inteligjencës Artificiale

nga Fast News
3 weeks më parë
në Teknologji
0
Po rritet bindja globale se Kina po ia kalon SHBA-së në garën e Inteligjencës Artificiale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gara globale për inteligjencën artificiale po shihet gjithnjë e më shumë si një përballje mes dy modeleve të ndryshme: nga njëra anë modeli amerikan i Silicon Valley, i mbështetur te investime gjigante, infrastrukturë masive dhe kompani private me ndikim të jashtëzakonshëm; nga ana tjetër modeli kinez, ku konkurrenca e fortë dhe rregullimi më i centralizuar po krijojnë një tjetër qasje ndaj zhvillimit të AI.

Për vite me radhë, SHBA është konsideruar lideri i padiskutueshëm në inteligjencën artificiale. Por perceptimi global duket se po ndryshon.

Sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të realizuar nga kompania britanike Public First dhe të raportuar nga Politico, qytetarët në 11 nga 15 vendet e anketuara mendojnë se Kina e ka kaluar SHBA-në në kapacitetet dhe inovacionin në AI.

Vetëm në Japoni, Indi, Vietnam dhe vetë SHBA-në, shumica e të anketuarve vijojnë të shohin Amerikën si kryesuese. Edhe brenda SHBA-së, besimi nuk duket aq i fortë sa më parë. Sondazhi tregon se vetëm 51% e amerikanëve mendojnë se vendi i tyre dominon garën e AI. Ndërkohë, 24% besojnë se Kina është në krye, ndërsa 25% janë të pasigurt.

Perceptimi është edhe më domethënës tek vendet fqinje dhe aleatët tradicionalë të SHBA-së. Në Meksikë, vetëm 36% e të anketuarve mendojnë se SHBA është përpara, ndërsa 49% besojnë se Kina kryeson. Në Kanada, vetëm 27% favorizojnë SHBA-në, ndërsa 40% mendojnë se Kina ka marrë avantazhin.
Edhe në Europë, mbështetja për epërsinë amerikane duket e zbehur.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në Francë, perceptimi është i ngjashëm me atë të Kanadasë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 26% e të anketuarve mendojnë se SHBA kryeson, kundrejt 44% që shohin Kinën si lideren e re të AI. Mbetet e paqartë nëse ky ndryshim perceptimi lidhet me admirimin për modelin kinez apo me skepticizmin në rritje ndaj mënyrës se si kompanitë amerikane po zhvillojnë dhe kontrollojnë teknologjitë e AI. Por ajo që duket qartë është se gara për inteligjencën artificiale nuk matet më vetëm me modele, patenta apo performancë teknike.

Ajo po kthehet edhe në një betejë perceptimi, besimi dhe legjitimiteti global.

Nëse industria amerikane e teknologjisë vijon të shihet si tepër e përqendruar, agresive dhe e shkëputur nga interesat e publikut, sfida e saj mund të mos jetë vetëm teknologjike. Mund të jetë edhe politike dhe shoqërore./ futurism, Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Para

Samiti i G7, një sprovë për të ardhmen

Para
Samiti i G7, një sprovë për të ardhmen

Samiti i G7, një sprovë për të ardhmen

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

nga Fast News
13:56 | 08/07/2026
0

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

nga Fast News
13:53 | 08/07/2026
0

Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West

Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West

nga Fast News
13:49 | 08/07/2026
0

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni kapërcen në 3.2%

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni kapërcen në 3.2%

nga Fast News
13:47 | 08/07/2026
0

Recent News

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

13:56 | 08/07/2026
Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

Dorëzimi i pasqyrave financiare, QKB apel bizneseve: Brenda 31 korrikut ose do të merrni gjoba

13:53 | 08/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora