Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave, integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve. Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe lidhemi me Europën. Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në komunikimin.

Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për të mbështetur këtë proces. Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me standardet europiane të komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm.

Prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjo u bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re negociatash për heqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët”, – tha Malolli.

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik.

Etiketa: aktualitet
Pas

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

nga Fast News
16:40 | 22/06/2026
0

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

nga Fast News
13:46 | 22/06/2026
0

Cilat vende evropiane po tërheqin milionerët dhe cilat po i humbasin?

Cilat vende evropiane po tërheqin milionerët dhe cilat po i humbasin?

nga Fast News
13:29 | 22/06/2026
0

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

Perandoria e biznesit e Elon Musk, kompanitë që qëndrojnë pas njeriut më të pasur në botë

nga Fast News
09:00 | 22/06/2026
0

Recent News

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

16:40 | 22/06/2026
Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

13:46 | 22/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora