Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Rritje me 7.8% në vetëm katër muaj, ja arsyeja

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Rritje me 7.8% në vetëm katër muaj, ja arsyeja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qiratë po shtrenjtohen me ritëm të shpejtë në muajt e parë të këtij viti. INSTAT thotë se nga janari deri në prill, çmimet e qirave u rritën me 7.8% krahasuar me 2025-ën, dhe sipas institucioneve dhe ekspertëve shkak është kërkesa e lartë për prona me qira, e ndikuar edhe prej turizmit, shkruan A2 CNN.

Marrja e një apartamenti me qira po kushton më shumë këtë vit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se veç ndikimit të luftës në Iran, shtrenjtimi i qirave është një nga faktorët kryesor që po mban të lartë inflacionin. Muajin e shkuar marrja e një apartamenti me qira sipas INSTAT ishte 7.1 për qind më kushtueshme se prilli i 2025-ës.

“Ka nga ata që kanë lënë apartamentet e tyre me qira ditore dhe vetë janë zhvendosur në zona të tjera ku apartamentet kushtojnë më lirë. Ka nga ata klientë që marrin apartamente me qira mujore dhe i japin me qira ditore. Ka nga ata që blejnë posaçërisht apartamente, i bëjnë me përmasa të vogla dhe i japin me qira ditore”, tha Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshme.

Ekspertët e tregut të pasurive të patundshme vlerësojnë se në treg po ndodh një efekt zinxhir. Blerja e apartamenteve për t’i dhënë më pas me qira po e shtrenjton e tregun e qiradhënies.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Kryesisht në kryeqytet dhe jo vetëm janë italianët ata që kërkojnë apartamente me qira ditore. Kjo pasi janë edhe më të shumtë në numër”, u shpreh Demirxhiu.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e inflacionit të çmimit të qirave po ndikohet nga dy faktorë. Ka pak apartamente në treg për qira afatgjatë, pasi pjesa dërrmuese janë kthyer në qira ditore apo javore në shërbim të sezonit turistik, dhe faktori i dytë është kursi i këmbimit.

“Kam klientë që ofrojnë deri në 300 euro për një natë qëndrim në apartament pasi në disa zona strukturat hoteliere janë tërësisht të zëna”, theksoi Demirxhiu.

Trendi rritës i çmimit të qirave nuk pritet të ndalet as në muajit në vijim, duke reflektuar edhe efektin sezonal prej turizmit, edhe pse sipas agjentëve të tregut kërkesa për apartamente me qira edhe të kushtueshme po udhëhiqet nga kryeqyteti./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare

Para

Ibrahimaj: Shqipëria ka forcuar mbështetjen për SME-të dhe renditet ndër ekonomitë lider në rajon

Para
Ibrahimaj: Shqipëria ka forcuar mbështetjen për SME-të dhe renditet ndër ekonomitë lider në rajon

Ibrahimaj: Shqipëria ka forcuar mbështetjen për SME-të dhe renditet ndër ekonomitë lider në rajon

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

nga Fast News
17:31 | 04/08/2026
0

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

nga Fast News
17:28 | 04/08/2026
0

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

nga Fast News
17:19 | 04/08/2026
0

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

nga Fast News
15:40 | 04/08/2026
0

Recent News

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

17:31 | 04/08/2026
Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

17:28 | 04/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora