Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

“Mikrofinanca” u mblodh në Durrës, ja çfarë u diskutua për tregun dhe konsumatorët

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
“Mikrofinanca” u mblodh në Durrës, ja çfarë u diskutua për tregun dhe konsumatorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”. Ishte kjo tema që u diskutua në Konferencën Vjetore e 28-të e Qendrës së MikrofinancësN ë këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare, rregullatorëve, shoqatave të sektorit nga rajoni, si dhe investitorë dhe ekspertë të mikrofinancës nga Evropa dhe rajoni.

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, ishte e ftuar si folëse kryesore në hapjen e aktivitetit që trajtoi rolin e mikrofinancës në zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor, në një mjedis financiar dhe teknologjik në transformim.

Në fjalën e saj, Zëvendësguvernatorja Ahmetaj vlerësoi kontributin e rëndësishëm të sektorit të mikrofinancës në zgjerimin e përfshirjes financiare, mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla, veçanërisht të atyre nga shtresa dhe zona me akses më të kufizuar në shërbimet tradicionale bankare. “Misioni primar i mikrofinancës është të jetë një alternativë e përballueshme dhe një mbështetje sociale për shtresat që kanë më tepër nevojë për një derë të hapur në sektorin financiar. Përtej dimensionit financiar, mikrofinanca duhet të kontribuojë në krijimin e mundësive për zhvillim, punësim dhe përfshirje ekonomike, duke ruajtur gjithmonë balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale.” – u shpreh ajo.

Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, Zëvendësguvernatorja theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit një sërë masash rregullatore dhe mbikëqyrëse për forcimin e transparencës, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e cilësisë së kreditimit në sektorin jobankar dhe të mikrofinancës. Në këtë kuadër, ajo përmendi ndryshimet rregullatore të ndërmarra për forcimin e administrimit të rrezikut dhe transparencës ndaj klientit.

Zëvendësguvernatorja Ahmetaj theksoi se reputacioni dhe besimi publik mbeten elemente thelbësore për qëndrueshmërinë e industrisë së mikrofinancës. Ajo nënvizoi se, përtej kuadrit rregullator dhe zhvillimeve teknologjike, misioni kryesor i mikrofinancës duhet të mbetet ofrimi i një alternative të përballueshme dhe të përgjegjshme financiare për shtresat më në nevojë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në përfundim, ajo vlerësoi rolin e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare si një partner i rëndësishëm në modernizimin e sektorit, forcimin e dialogut profesional dhe mbështetjen e reformave rregullatore, duke shprehur besimin se industria do të vijojë të zhvillohet mbi baza më të forta transparence, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie sociale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rivlerësimi i apartamenteve me 5%, tatimet arkëtojnë për muajt shkurt-prill 16 mln euro të ardhura

Para

15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

Para
15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

nga Fast News
11:44 | 18/07/2026
0

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

nga Fast News
11:35 | 18/07/2026
0

Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

nga Fast News
16:05 | 17/07/2026
0

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!

nga Fast News
12:57 | 17/07/2026
0

Recent News

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

5 shenja që tregojnë nëse dikush ju ka pëlqyer pas një bisede të parë

11:44 | 18/07/2026
Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Raporti i KE, Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

11:35 | 18/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora