Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga bankat e universitetit në projekte biznesi, One Albania mbështet brezin e ardhshëm të novatorëve shqiptarë

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Nga bankat e universitetit në projekte biznesi, One Albania mbështet brezin e ardhshëm të novatorëve shqiptarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ende pa hyrë në tregun e punës, shumë të rinj shqiptarë mendojnë si sipërmarrës dhe novatorë. Të nxitur nga kurioziteti dhe dëshira për të provuar ide të reja, studentët po sjellin projekte që prekin teknologjinë, biznesin dhe mënyrën si mund të adresohen sfidat e përditshme. Ide që ‘nesër’ mund të ndikojnë mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri.

Kjo frymë u reflektua edhe gjatë aktivitetit “Young Innovators 2026”, konkursi i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për të disatin vit, One Albania iu bashkua kompeticionit si partner, në mbështetje të studentëve dhe ideve të tyre.

Dhjetëra të rinj u bënë pjesë e këtij edicioni. Projektet më premtuese u prezantuan përpara një jurie profesionistësh dhe përfaqësuesish të industrisë. Nga ideja e parë deri te prezantimi final, i gjithë rrugëtimi u ndërtua për t’i afruar novatorët e rinj sa më shumë me dinamikën reale të sipërmarrjes. Një eksperiencë që i përballi me sfidat, pasiguritë dhe mundësitë që sjell ky proces.

Në vlerësim të projektit fitues, One Albania dhuroi laptopë për të gjithë anëtarët e grupit. Një mbështetje simbolike, për të përcjellë një mesazh të qartë: idetë e të rinjve kanë vlerë dhe meritojnë mbështetje.

Drejtoresha e Grupit të financës në One Albania, Brikena Hysi, e cila ndau çmimet për fituesit, u shpreh: “Sa herë dëgjoj të rinj që prezantojnë idetë e tyre, më rikthehet bindja se potenciali më i madh i Shqipërisë janë vetë njerëzit e saj. Në fakt, në çdo ekonomi që kërkon të rritet dhe të mbetet konkurruese, investimi më i rëndësishëm nuk është vetëm tek infrastruktura apo teknologjia, por te njerëzit dhe idetë e tyre. Kur shoh studentë që vijnë me zgjidhje konkrete, me guxim për të sfiduar mënyrat tradicionale të të menduarit dhe me dëshirën për të ndërtuar diçka të tyren, shoh një brez që ka potencial real për të transformuar të ardhmen e vendit. Shqipëria ka nevojë për më shumë hapësira që nxisin inovacionin dhe sipërmarrjen te të rinjtë, sepse aty fillon zhvillimi i qëndrueshëm i një ekonomie moderne. Ky kompeticion na tregoi edhe një herë që ky brez kërkon të krijojë, jo vetëm të ndjekë.”

Prej vitesh, One Albania ka mbështetur iniciativa që i japin zë energjisë, kreativitetit dhe ambicies së të rinjve. Lideri i telekomunikacionit mbetet i angazhuar për inovacionin, përfshirjen digjitale dhe zhvillimin e një shoqërie më të lidhur dhe moderne.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse pabarazia gjinore vazhdon ende të ndjekë ekonominë?!

Para

Alarmi me të nxehtin! Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius në këto qytete

Para
Alarmi me të nxehtin! Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius në këto qytete

Alarmi me të nxehtin! Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius në këto qytete

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

nga Fast News
11:00 | 20/09/2026
0

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

nga Fast News
10:44 | 20/09/2026
0

10 këshilla për të mësuar një gjuhë të huaj

10 këshilla për të mësuar një gjuhë të huaj

nga Fast News
10:39 | 20/09/2026
0

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

nga Fast News
13:24 | 19/09/2026
0

Recent News

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

Hyrja në SEPA nxit emitancat, BSH: Ulja e kostove ka rritur dërgesat e emigrantëve

11:00 | 20/09/2026
Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

Shpikjet e njerëzimit që ndryshuan botën

10:44 | 20/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora