Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Inertet jashtë kontrollit, qeveria rregulla të reja për venddepozitimet, ja detyrimet financiare

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Inertet jashtë kontrollit, qeveria rregulla të reja për venddepozitimet, ja detyrimet financiare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bumi i ndërtimit dhe mungesa e landfilleve rajonale po e detyrojnë qeverinë të krijojë një regjim të përkohshëm për depozitimin e inerteve. Projektvendimi i hedhur për konsultim publik parashikon që venddepozitimet e përkohshme të ndërtohen “përjashtimisht deri në ndërtimin dhe vënien në funksion të landfilleve rajonale për mbetjet inerte. Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e rregullave, kërkesave dhe procedurave për venddepozitimet e përkohshme të mbetjeve inerte”, duke krijuar një regjim të ri për depozitimin e kontrolluar të mbetjeve nga ndërtimi dhe shembja. Drafti përcakton se këto venddepozitime do të ndërtohen “përjashtimisht deri në ndërtimin dhe vënien në funksion të landfilleve rajonale për mbetjet inerte”.

Sipas projektvendimit, venddepozitimet do të kenë karakter “përjashtimor dhe kalimtar” dhe nuk do të klasifikohen si landfille sipas legjislacionit aktual për mbetjet. Afati maksimal i funksionimit parashikohet të jetë tre vjet, me mundësi zgjatjeje vetëm një herë deri në dy vjet të tjera, në rast se infrastruktura rajonale nuk është ende funksionale.

Drafti ndalon pranimin e mbetjeve të rrezikshme, mbetjeve bashkiake, mbetjeve biodegraduese, automjeteve në fund të jetës, baterive dhe pajisjeve elektrike apo elektronike. Në venddepozitime do të lejohen vetëm mbetje inerte “si gurë, beton, tulla, tjegulla, qeramikë, materiale minerale të ngjashme dhe fraksione të tjera me karakteristikë të ngjashme të mbetjeve inerte”.

Një nga ndryshimet kryesore të draftit lidhet me rikuperimin e mbetjeve. Projektvendimi përcakton se operatorët duhet të zbatojnë “një kuotë minimale rikuperimi prej 45% të sasisë totale të mbetjeve të pranuara”, të cilat do të përdoren si materiale mbushëse apo materiale ndërtimi sekondare.

Drafti vendos gjithashtu detyrime të reja financiare për operatorët. Sipas projektvendimit, “fondet e nevojshme për mbylljen dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të përkohshme të mbetjeve inerte sigurohen paraprakisht nga operatori, nëpërmjet një garancie financiare, përfshirë policën e sigurimit”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Operatorët do të detyrohen të mbajnë regjistra të plotë për mbetjet e pranuara dhe të refuzuara, ndërsa raportimi do të kryhet pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit përmes Sistemit të Informacionit të Monitorimit. Drafti kërkon që dokumentacioni të përmbajë “identitetin e mbajtësit të mbetjeve”, “vendin e origjinës”, “sasinë e ngarkesës” dhe “mjetin e transportit”.

Projektvendimi parashikon gjithashtu kërkesa teknike për funksionimin e venddepozitimeve, përfshirë “sistem për devijimin dhe menaxhimin e ujërave sipërfaqësore”, “masa për kontrollin e pluhurit” dhe “mjete për shuarjen e zjarrit dhe për ndërhyrje emergjente”.

Në aneksin teknik, drafti kërkon që operatorët të disponojnë pajisje si “sitë fraksionimi”, “thërmues betoni”, “separator magnetik” dhe “peshore” për procesin e riciklimit të mbetjeve inerte.

Projektvendimi përcakton gjithashtu se venddepozitimet nuk mund të ndërtohen në zona të mbrojtura, turistike apo pranë burimeve ujore. Distanca minimale do të jetë 300 metra nga puset e ujit dhe zonat e mbrojtura, si dhe 100 metra nga lumenjtë, liqenet dhe ligatinat.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

Para

Zbardhet struktura e “Albanian Digital Solution” me 350 punonjës, ja funksionet

Para
Zbardhet struktura e “Albanian Digital Solution” me 350 punonjës, ja funksionet

Zbardhet struktura e “Albanian Digital Solution” me 350 punonjës, ja funksionet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

nga Fast News
17:13 | 15/09/2026
0

Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

nga Fast News
16:59 | 15/09/2026
0

Një kontribut i vogël, me një mesazh të madh. Kredo.al mbështet SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri për nxënësit në nevojë në nisjen e vitit të ri shkollor

Një kontribut i vogël, me një mesazh të madh. Kredo.al mbështet SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri për nxënësit në nevojë në nisjen e vitit të ri shkollor

nga Fast News
16:30 | 15/09/2026
0

Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

nga Fast News
17:36 | 14/09/2026
0

Recent News

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

17:13 | 15/09/2026
Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

16:59 | 15/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora