Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, a ia vlen të investosh?

nga Fast News
4 months më parë
në Finance
0
Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, a ia vlen të investosh?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi që qeveria po merr tek qytetarët e saj është bërë më i shtrenjtë. Ndërkohë që për të gjithë ata që investojnë në letrat me vlerë afatgjata, ky është një lajm i mirë. Të dhënat tregojnë se yield-et e bonove 10-vjeçare iu kthyen rritjes në ankandin e muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i këtyre instrumenteve u rrit në 4.95%, nga 4.72% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 4.78 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në 4.6 miliardë lekë.

Pjesërisht, rritja e yield-it të emetimit mund të shpjegohet edhe me këtë lëvizje. Rregullorja e ankandeve të obligacioneve parashikon që yield-i emetimit të jetë uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar.

Për momentin, tregu financiar vendas duket i qetë, pavarësisht sinjaleve për një rritje të pritshme të inflacionit. Edhe në ankandin e bonove 12-mujore, të zhvilluar këtë javë, yield-i mesatar i ponderuar pësoi përsëri rënie, duke zbritur edhe njëherë poshtë normës bazë të interesit.

Një tendencë të ngjashme shfaqën, më herët këtë muaj, edhe obligacionet 15-vjeçare. Yield-i uniform i pranuar u rrit lehtë në 5.75%, nga 5.67% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit shkurt.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Fakti që as yield-et e instrumenteve afatgjata nuk po shënojnë lëvizje shumë të rëndësishme është një tregues se tregu, për momentin, nuk duket veçanërisht i shqetësuar për një rritje të shpejtë dhe të fortë të normave.

Nga ana tjetër, gjendja përgjithësisht likuide e tregut dhe ulja e rreziqeve të perceptuara rreth borxhit publik sovran vazhdojnë të favorizojnë paralelisht normat relativisht të leverdishme të huamarrjes qeveritare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Diaspora vlerëson drejtoreshën e AKD-së, çmim për punën e saj të përditshme me shqiptarët jashtë vendit

Para

Doni fëmijë të zgjuar dhe të shoqërueshëm?

Para
Doni fëmijë të zgjuar dhe të shoqërueshëm?

Doni fëmijë të zgjuar dhe të shoqërueshëm?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

nga Fast News
17:31 | 04/08/2026
0

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

nga Fast News
17:28 | 04/08/2026
0

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

nga Fast News
17:19 | 04/08/2026
0

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

nga Fast News
15:40 | 04/08/2026
0

Recent News

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

17:31 | 04/08/2026
Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

17:28 | 04/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora