Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

nga Fast News
30 minutes më parë
në Ekonomi, Teknologji
0
Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një nismë që synon të rrisë cilësinë e arsimit përmes nxitjes së inovacionit dhe kërkimit shkencor tek të rinjtë. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 6 mijë nxënës nga rreth 300 gjimnaze në të gjithë vendin, të cilët prezantuan projekte kërkimore, eksperimente dhe zgjidhje teknologjike.

Çmimin e parë e fitoi gjimnazi “Zhani Ciko” nga Patosi, me një projekt inovativ që ndërthur teknologjinë me natyrën dhe thekson rëndësinë e bletëve për mjedisin dhe jetën. Projekti u vlerësua për qasjen kreative dhe mesazhin e tij mbi qëndrueshmërinë.

“Është një emocion i papërshkrueshëm që të vlerësohesh për një mund kaq të madh për një projekt, i cili është vërtetë për t’u përgëzuar. Është një projekt i cili flet për bletët. Ne e dimë që bleta është shumë e rëndësishme për jetën tonë dhe nga vetë shprehja e Einstein që thotë: “Nëse bletët zhduken do të zhdukemi bashkë me to”, dhe më lejoni të jap një mesazh: “Mbillni një lule, shpëtoni një bletë”, pasi kjo është e ardhmja. Ne duam të ndërthurim teknologjinë me natyrën për të sjellë jo vetëm risi, por edhe inovacion në të gjithë tregun jo vetëm bujqësor, por edhe pse jo ta shtrijmë këtë projekt më gjerë”, tha një nga nxënësit e shkollës Zhani Ciko.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe theksoi rëndësinë e investimit në dije dhe teknologji si çelës për zhvillimin e vendit.

“Patosi është një qytet i vogël, por ky çmim i parë tregon atë çka kjo kohë e re e teknologjisë ka sjellë për të gjithë pavarësisht pozicionit të tyre gjeografik, pavarësisht nëse jetojnë në një shtet të madh apo të vogël, pavarësisht nëse jetojnë në një qendër apo në një periferi, mjafton dija, mjafton fuqia e ëndrrës dhe mjafton vullneti së bashku me një smartphone apo një kompjuter për të sunduar fatin edhe për të ndryshuar botën. Dhe shembulli i vajzave dhe djemve nga Patosi është një shembull kuptimplotë i këtij festivali”, u shpreh Rama teksa u dorëzoi çmimin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Festivali Kombëtar i Shkencës, i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe partnerë ndërkombëtarë, synon të krijojë një kulturë të re në arsim, duke inkurajuar të rinjtë të zhvillojnë ide inovative dhe t’i zbatojnë ato në praktikë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

Para

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Para
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

nga Fast News
18:57 | 26/04/2026
0

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

nga Fast News
18:45 | 26/04/2026
0

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

nga Fast News
18:31 | 26/04/2026
0

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

nga Fast News
18:29 | 26/04/2026
0

Recent News

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

18:57 | 26/04/2026
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

18:45 | 26/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora