Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Takimet e rëndësishme në Uashington, Kreu i Financave: Të kujdesshëm për financat publike, kemi ulur borxhin

Ministri i Financave, Petrit Malaj, merr pjesë në Takimet e Pranverës të FMN dhe BB në Uashington-SHBA

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Takimet e rëndësishme në Uashington, Kreu i Financave: Të kujdesshëm për financat publike, kemi ulur borxhin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i nivelit të lartë, ku merrnin pjesë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Zëvendësministri i Financave, z. Endrit Yzeiraj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi në nivel ndërkombëtar i zhvillimeve ekonomike globale dhe çështjeve me rëndësi ndërkombëtare, si perspektiva e rritjes, stabiliteti financiar dhe reduktimi i varfërisë.

Ministri Malaj zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të FMN dhe BB, si Drejtorin e Departamentit Europian në Fondin Monetar Ndërkombëtar, z. Alfred Kammer; Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, z. Diego Cerdeiro; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, z.Matteo Bugamelli dhe Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, znj. Antonella Bassani.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare të vendit tonë dhe pritshmëritë për të ardhmen, politikat që qeveria shqiptare po ndërmerr për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar, si dhe mbi bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe dy institucioneve financiare ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë u vu theksi në rëndësinë e vijimit të reformave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të vendit.

Në këto takime u theksua se Shqipëria ka ndërtuar një rezistencë të lartë ekonomike përballë krizave të fundit globale dhe kjo është reflektuar në ruajtjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetin e sektorit financiar. Politikat e kujdesshme ekonomike dhe menaxhimi i përmirësuar fiskal kanë ndikuar në forcimin e financave publike. Ndërkohë, vendi pritet të vijojë këtë trajektore pozitive, duke siguruar qëndrueshmëri në afatmesëm dhe afatgjatë.

Nga ana e tij, Ministri Malaj bëri një prezantim të treguesve kryesorë makroekonomikë dhe financiarë, duke theksuar se ekonomia shqiptare është rritur me 3.8 % gjatë vitit 2025 dhe parashikohet të rritet me 4 % në vitin 2026, në një kohë që papunësia ka zbritur në nivelin historik prej 8.3% në vitin 2025 dhe pagat mesatare janë rritur me 8.7%. Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte kanë vijuar një ecuri pozitive, duke arritur në 1.63 miliardë euro në vitin 2025, me një rritje vjetore prej 3.4%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ministri vuri në dukje faktin se përmes vijimit të konsolidimit fiskal dhe menaxhimit të kujdesshëm të financave publike, borxhi publik ka vijuar trajektoren rënëse, duke arritur në 52.9% të PBB-së në fund të vitit 2025, nga 65% në vitin 2019. Ndërkohë, të ardhurat buxhetore shënuan një rritje vjetore prej 6.2%, duke arritur në rreth 754.6 miliardë lekë.

Ministri theksoi se këta tregues konfirmojnë një ekonomi të qëndrueshme, me baza të forta dhe me potencial të qartë për rritje të mëtejshme në afatin e mesëm, në një kohë që janë shënuar edhe përmirësime të vlerësimit të vendit nga institucione ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit si Standard and Poor’s dhe Moody’s, duke reflektuar besimin në stabilitetin ekonomik dhe perspektivën pozitive të vendit.

Ministri Malaj vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm me FMN dhe Bankën Botërore, si një mbështetje e rëndësishme për avancimin e reformave ekonomike, forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe zbatimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit. Ministri shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar këtë bashkëpunim të frytshëm, në funksion të një ekonomie më të fortë, më konkurruese dhe më pranë standardeve të Bashkimit Europian.

Ministri Malaj, së bashku me Guvernatorin z.Gent Sejko, mori pjesë në takimin me dyer të mbyllura të organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-së, me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Në këtë takim u diskutua mbi perspektivën ekonomike të rajonit, sfidat e politikëbërjes dhe rëndësinë e koordinimit në një kohë me pasiguri të larta globale. Z. Malaj theksoi se Shqipëria vijon të paraqitet me themele më të forta makroekonomike dhe me një angazhim të qartë për stabilitet e qëndrueshmëri.

Një tjetër takim i rëndësishëm i zhvilluar nga Ministri i Financave ishte ai me z.Jacob Helberg, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Ekonomike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale ekonomike, sfidat e reja globale, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Shqipëria e konsideron SHBA-në një aleat strategjik dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të thelluar këtë partneritet të vyer, në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit dhe vizionit tonë të përbashkët euroatlantik.

Ministri Malaj mori pjesë dhe në takimin për krijimin e Southeast Europe Technical Assistance Center (SEETAC), një iniciativë që synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e hartimit e zbatimit të politikave ekonomike e financiare në vendet e Evropës Juglindore. Për Shqipërinë, si pjesë e saj, SEETAC përfaqëson një instrument të rëndësishëm bashkëpunimi teknik, në funksion të avancimit të reformave strukturore, forcimit të qeverisjes ekonomike dhe mbështetjes së procesit të integrimit evropian.

Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin me Italinë, si vend drejtues i kësaj iniciative dhe veçanërisht Bankën e Italisë, për asistencën në procesin e anëtarësimit, si edhe për hapa të tjerë të rëndësishëm në funksion të modernizimit të kuadrit financiar dhe forcimit të kapaciteteve institucionale të vendit. Shqipëria, tha z. Malaj, mbetet e angazhuar të kontribuojë në mënyrë aktive dhe konstruktive në këtë platformë të re bashkëpunimi rajonal.

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe BB, Ministri i Financave mori pjesë në tryezën e 9-të Ministrore për Ukrainën, ku u rikonfirmua qëndrimi në mbështetje të Ukrainës, sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës së saj për të zgjedhur të ardhmen europiane.

Gjithshtu, Ministri Malaj mori pjesë në prezantimin e nismës së re botërore “Water Forward”, të organizuar nga Grupi i BB, e projektuar për të forcuar sigurinë ujore dhe për të zgjeruar partneritetet në sektorin e ujit, përmes mobilizimit të investimeve dhe nxitjes së potencialit ekonomik. Në diskutimin e tij, z. Malaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore, duke theksuar se me objektiva të qarta deri në vitin 2030 dhe në partneritet të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, Shqipëria do të vijojë të punojë për ndërtimin e një sektori modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane.

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri Petrit Malaj zhvilloi një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Washington DC, profesionistë të angazhuar në institucione financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, FMN dhe IFC. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

Para

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

Para
Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

nga Fast News
14:30 | 20/04/2026
0

Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

nga Fast News
14:05 | 20/04/2026
0

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

Sot afati i fundit për të paguar taksën e ndërtesës, administrata vendore bën apel: Do të vendosen gjoba dhe kamatvonesa

nga Fast News
13:35 | 20/04/2026
0

Takimet e rëndësishme në Uashington, Kreu i Financave: Të kujdesshëm për financat publike, kemi ulur borxhin

Takimet e rëndësishme në Uashington, Kreu i Financave: Të kujdesshëm për financat publike, kemi ulur borxhin

nga Fast News
13:30 | 20/04/2026
0

Recent News

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

14:30 | 20/04/2026
Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

Elon Musk dhe Jeff Bezos, kokë më kokë në garën për hapësirën

14:05 | 20/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora