Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

nga Fast News
28 minutes më parë
në Ekonomi
0
Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të çmimeve. Instituti i Statistikave konstaton se në shkurt, inflacionii arriti në 2.5% nga 2.3% ishte një muaj më parë. Ndërkohë që në shkurtin e një viti më parë, ky tregues ishte në nivelin 1.9%, cka do të thotë një rritje me 0.6% në harkun kohor të një viti. Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, ritja vjetore e çmimeve në shkurt u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5.3 %, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.3 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4.2 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2.4 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.2 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1.9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.7 %.

Sipas kontributit në inflacion, rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +1.06 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.60 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me + 0.15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0.13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0.10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0.08 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0.06 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” me +0.03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0.02 pikë përqindje secili.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në projeksionet e saj për inflacionin, Banka e Shqipërisë ka parashikuar një rikthim të tij pranë objektivit prej 3% në gjysmën e parë të këtij viti.

Megjithatë, lufta në Lindjen e mesme dhe rritja e shpejtë e çmimeve të naftës po sjell skenarë të rinj për inflacionin. Nëse rritja e çmimeve të naftës do të jetë e qëndrueshme, një rritje e inflacionit gjatë muajve të ardhshëm do të jetë e paevitueshme. Zhvillimet e reja pritet të sjellin një rishikim të projeksioneve të inflacionit, por edhe një kurs të ri të politikës monetare.

Aktualisht, norma bazë e interesit në Shqipëri është në nivelin 2.5%, por skenarët e rinj inflacionistë mund të sjellin një rritje të normave të interesit më shpejt nga sa parashikohej.

Etiketa: aktualitet
Pas

Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë

Para

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

Para
“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

nga Fast News
12:11 | 09/03/2026
0

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

nga Fast News
12:05 | 09/03/2026
0

Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë

Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë

nga Fast News
10:21 | 09/03/2026
0

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

nga Fast News
10:17 | 09/03/2026
0

Recent News

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

12:11 | 09/03/2026
Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

12:05 | 09/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora