Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz

nga Fast News
30 minutes më parë
në Ekonomi
0
Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Së paku për tre katër vitet në vijim do të bie edhe numri i të papunëve dhe numri i të punësuarve, pavarësisht se ekonomia rritet që rrjedhimisht sjell vende të reja pune.

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi.

Ministria e Financave arsyeton se trendët negative demografike, të vërejtura prej disa vjetësh, pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese, si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregatë të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Shqipëria po përjeton një tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, gjë që do të thotë se çdo vit ka më pak njerëz që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë që dalin prej tij.

Në kushtet ku forca e punës tkurret edhe nëse ekonomia nuk krijon pothuajse asnjë vend të ri pune, papunësia mund të ulet thjesht sepse ka më pak persona që kërkojnë punë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga 2025 deri në 2029 punësimi nuk rritet, ndërsa papunësia vazhdon të bjerë, një kombinim që shpjegohet vetëm nga ndryshimi demografik.

Shqipëria po hyn në një fazë ku problemi kryesor nuk është më mungesa e vendeve të punës, por mungesa e njerëzve për t’i mbushur ato. Plakja e popullsisë po rrit numrin e personave që dalin në pension, ndërsa emigrimi heq nga tregu i punës kryesisht të rinjtë dhe moshat më produktive, duke krijuar boshllëqe që nuk zëvendësohen nga brezat e rinj.

Në këto kushte rrezikon të dobësohet baza e rritjes ekonomike, sepse me më pak punëtorë është më e vështirë të rritet prodhimi, investimet dhe konkurrueshmëria e ekonomisë në afat të gjatë.

Ministria e Financave parashikon që sektori i shërbimeve të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Gjatë periudhës nëntëmujore të 2025-s, shkalla e papunësisë vazhdoi trajektoren rënëse në raport me vitin 2024, duke arritur në 9.0 për qind në fund të tremujorit të tretë. Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit u rrit në 69.4 për qind, krahasuar respektivisht me 75.7 për qind dhe 68.6 për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

Para

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

Para
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

nga Fast News
11:30 | 19/02/2026
0

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

nga Fast News
11:17 | 19/02/2026
0

Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz

Tregu hyn në fazën: Ka punë, por nuk ka njerëz

nga Fast News
11:11 | 19/02/2026
0

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

nga Fast News
12:56 | 18/02/2026
0

Recent News

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

Si ta ndryshoni sjelljen e fëmijës suaj për vetëm një javë

11:30 | 19/02/2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington

11:17 | 19/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora