Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Biznes

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

nga Fast News
1 hour më parë
në Biznes
0
“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) nënvizon se klima e biznesit në Shqipëri vijon të përballet me pasiguri strukturore, pavarësisht progresit në procesin e integrimit në BE dhe rritjes ekonomike të qëndrueshme.

Në “White Book 2025–2029”, publikuar së fundmi, kjo shoqatë evidenton korrupsionin, informalitetin, pasigurinë ligjore dhe ndryshimet e shpeshta fiskale si pengesat kryesore për investimet e huaja.

Sipas anketës së vitit 2025, perceptimi për klimën e biznesit ka rënë në 45 pikë nga 49 një vit më parë, ndërsa pritshmëritë mbeten optimiste në kahun e moderuar. Sipas publikimit kuptohet se informaliteti dhe korrupsioni vazhdojnë të minojnë konkurrencën e ndershme, ndërsa zvarritjet në gjyqësor dhe çështjet e pronësisë dobësojnë besimin e investitorëve.

FIAA ngre shqetësim të veçantë për sistemin tatimor ku rimbursimet e vonuara të TVSH-së, interpretimet e paqarta të ligjit dhe ndryshimet e shpeshta fiskale krijojnë presion mbi likuiditetin e bizneseve dhe rrisin kostot. Investitorët e vënë theksin te stabiliteti fiskal, qartësia në udhëzime dhe respektimi strikt i afateve ligjore nga administrata tatimore.

Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat, megjithëse synon modernizimin e sistemit, sipas FIAA-s ka krijuar paqartësi në zbatim, për shkak të mungesës së konsultimit të gjerë dhe udhëzimeve kontradiktore. Shoqata rekomandon rishikim teknik të dispozitave kyçe dhe harmonizim më të mirë me realitetin e ekonomisë shqiptare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Tregu i punës mbetet një tjetër pikë e dobët, me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të emigracionit dhe mospërputhjes së aftësive. FIAA sugjeron forcimin e arsimit profesional dhe politika për mbajtjen e talenteve.

Në energji dhe infrastrukturë vërehen përmirësime, por besueshmëria dhe eficienca e kostove mbeten nën mesataren e dëshiruar. Ndërkohë, marrëdhëniet me institucionet publike kërkojnë rritje të kapaciteteve administrative dhe koordinim më të mirë.

FIAA thekson se procesi i negociatave me BE-në përbën një mundësi kyçe për të adresuar këto dobësi përmes zbatimit rigoroz të reformave, forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të një mjedisi të parashikueshëm dhe transparent për investitorët.

Pikat kyçe të Librit të Bardhë të FIAA

Klima e Biznesit dhe Qeverisja

  • Perceptimi i klimës së biznesit në rënie krahasuar me 2024; pritshmëri e moderuar pozitive.
  • Korrupsioni dhe informaliteti mbeten ndër shqetësimet kryesore.
  • Kërkohet forcim i sundimit të ligjit, zbatim më konsistent i vendimeve gjyqësore dhe rritje e përgjegjshmërisë institucionale.
  • Nevojë për konsultim sistematik dhe të hershëm me biznesin për çdo ndryshim ligjor.

Sistemi Tatimor dhe TVSH

  • Vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe procedura administrative që cenojnë likuiditetin e bizneseve.
  • Ndryshime të shpeshta fiskale dhe interpretime të paqarta nga administrata tatimore.
  • Rekomandohet:
    • Respektim strikt i afateve ligjore për rimbursim.
    • Heqje e kushteve që kufizojnë të drejtën për interes në rast vonesash.
    • Stabilitet fiskal dhe reduktim i kompleksitetit të kuadrit tatimor.
    • Përmirësim i mekanizmave të apelimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Tatimi mbi të Ardhurat dhe Tatimi mbi Fitimin

  • Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat (2024) ka sjellë pasiguri në zbatim dhe barrë administrative.
  • Çështje në trajtimin e “Permanent Establishment” (Vendndodhje e Përhershme), transfertave ndërkombëtare dhe tatimit në burim.
  • Rekomandohet:
    • Rishikim teknik i dispozitave problematike.
    • Qartësim i udhëzimeve zbatuese.
    • Ulje e barrës së tatimit në burim për entitetet e huaja.
    • Zbatim më i qartë i rregullave të transfer pricing (përcaktimi i çmimit të transaksionit mes kompanive të të njëjtit grup ndërkombëtar).

Tregu i Punës

  • Mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritje e kostove të pagave.
  • Emigracioni dhe mospërputhja e aftësive ndikojnë negativisht në investime.
  • Rekomandohet:
    • Forcim i arsimit profesional.
    • Politika për zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor.
    • Lehtësim i procedurave për lejet e punës dhe qëndrimit.

Pronësia dhe Kadastra

  • Vonesa në regjistrimin e pronave dhe pasiguri ligjore për titujt e pronësisë.
  • Problematika në ndërveprimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
  • Rekomandohet:
    • Përshpejtim i procedurave të regjistrimit.
    • Qartësi në dokumentacionin kadastral.
    • Akses më i gjerë elektronik për institucionet financiare.

Sistemi Bankar dhe Financat

  • Nevojë për përmirësim të kuadrit për kreditimin dhe reduktimin e kredive me probleme.
  • Propozime për:
    • Miratim të ligjit për Credit Bureaus.
    • Ndryshime në regjistrin qendror të llogarive bankare.
    • Forcim të mbrojtjes së bankave në rast sekuestrimesh sipas ligjit antimafie.
    • Masa për uljen e përdorimit të cash-it dhe de-euroizimin.

Energjia, PPP dhe Sektorë Strategjikë

  • Ka përmirësime graduale në energji, por kërkohet rritje e parashikueshmërisë dhe eficiencës së kostove.
  • Nevojë për kuadër më transparent në koncesione dhe PPP.
  • Qartësi dhe qëndrueshmëri në ligjet për energjinë e rinovueshme, minierat dhe hidrokarburet.

Integrimi në BE

  • Mbështetje e fortë për përafrimin me acquis të BE-së.
  • Kërkohet që reformat të fokusohen në zbatim efektiv, jo vetëm në miratim ligjesh.
  • FIAA ofron bashkëpunim të strukturuar me ekipin negociator për kapitujt që prekin klimën e biznesit./Monitor
Etiketa: aktualitet
Pas

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

Para

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

Para
“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

nga Fast News
10:30 | 17/02/2026
0

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

nga Fast News
10:00 | 17/02/2026

09:30 | 17/02/2026
0

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

nga Fast News
09:09 | 17/02/2026
0

Recent News

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?

10:30 | 17/02/2026
“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

10:00 | 17/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora