Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja

Investimet totale të lidhura me Korridorin VIII në Shqipëri vlerësohen rreth 700 milionë euro për periudhën 2019-2025, ndërsa projektet në fazë planifikimi shkojnë mbi 1 miliardë euro

nga Fast News
5 minutes më parë
në Uncategorized
0
Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Më 18 shkurt 2026 u zhvilluan në Tiranë dy ngjarje të rëndësishme për jetën e një korridori që mund të na ndihmojë shumë. Takimi në nivel ministrash të jashtëm(ministeriali) të Italisë, Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe një forum për të ardhmen e Korridorit të VIII-të.

Ky korridor është shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne gjatë viteve të fundit, dalëngadalë, si pa u kuptuar, në aspektin infrastrukturor dhe në dimensionin energjetik.

Ky korridor, që lidh brigjet e Adriatikut me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, konsiderohet një arterie kyçe për zhvillimin ekonomik, integrimin rajonal dhe sigurinë strategjike të vendit.

Po avancon Korridori i VIII-të tek ne?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në gjashtë vitet e fundit 2019-2025, qeveria shqiptare e ka vendosur Korridorin VIII në qendër të politikave të saj infrastrukturore. Investimet totale të lidhura me Korridorin VIII në Shqipëri vlerësohen afërsisht mbi 700 milionë euro për periudhën 2019-2025, ndërsa projektet në fazë planifikimi e çojnë potencialin mbi 1 miliardë euro.

Projekte rrugore, modernizimi i segmenteve ekzistuese dhe rikthimi i vëmendjes tek transporti hekurudhor, kanë qenë pjesë e kësaj strategjie. Projekti kryesor rrugor i sotëm i Korridorit të VIII-të në Shqipëri është modernizimi dhe zgjerimi i segmentit Elbasan-Pogradec.

Tabela 1. Projektet kryesore rrugore të Korridorit të VIII-të në Shqipëri

  1. Rruga e Arbrit (aks shtesë i Korridorit)(pothuajse përfunduar)
  2. By-pass-i i Elbasanit (në ndërtim)
  3. Rruga Elbasan-Lin (në ndërtim me lote)
  4. Rruga Qukës-Qafë Plloçë (përfunduar)
  5. Rruga Porto Palermo-Durrës(në ndërtim)

Ai ka rëndësi të veçantë, pasi lidh zonat qendrore dhe portet kryesore shqiptare me kufirin lindor dhe rrjetet rajonale të transportit. Përmirësimi i tij pritet të reduktojë kohën e udhëtimit dhe kostot e transportit, rrisë sigurinë rrugore dhe standardet infrastrukturore, si dhe lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve. Kjo e bën Shqipërinë më konkurruese si nyje tranziti në Ballkan.

Korridori VIII konsiderohet një projekt integrues rajonal që përforcon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit. Segmenti Elbasan–Pogradec është hallkë thelbësore për funksionalitetin e plotë të këtij Korridori dhe për integrimin e Shqipërisë në rrjetet infrastrukturore evropiane.

Avancimi i këtij segmenti rrugor përforcon rolin e Shqipërisë në Korridorin VIII dhe krijon perspektiva të reja për zhvillim ekonomik, integrim rajonal dhe rritje të konkurrueshmërisë. Nëse realizohet me efikasitet, ky projekt mund të kthehet në një motor të rëndësishëm të zhvillimit kombëtar dhe rajonal.

Zhvillimi i lidhjeve rrugore dhe hekurudhore drejt Maqedonisë së Veriut dhe përmirësimi i aksesit drejt porteve shqiptare synojnë të rrisin rolin e vendit si nyje tranziti në rajon. Kjo pritet të ndikojë në rritjen e tregtisë, turizmit dhe investimeve.

Tabela 2. Projektet kryesore hekurudhore të Korridorit të VIII-të në Shqipëri

  1. Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas(përfundon këtë vit-nyje multimodale e Korridorit)
  2. Hekurudha Porto Palermo-Durrës (projekt)
  3. Hekurudha Durrës-Lin (vlera:600 mln euro, fonde të pjesshme të dedikuara)

Korridori Energjitik i VIII-të

Përveç transportit, Korridori i VIII-të ka marrë rëndësi edhe në aspektin energjetik. Përfundimi i linjës së interkonjeksionit energjitik Elbasan–Bitola shënon një zhvillim të rëndësishëm për sistemin energjetik të Shqipërisë dhe rajonit.

Kjo linjë ndërlidhëse me Maqedoninë e Veriut forcon sigurinë energjetike, rrit bashkëpunimin rajonal dhe hap perspektiva të reja për tregtinë e energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor. Përfundimi i kësaj linje na krijon tani mundësi më të mira për shkëmbimin e energjisë elektrike mes dy vendeve.

Interkonjeksioni Elbasan–Bitola është pjesë e Korridorit energjitik të VIII-të. Ai ndihmon integrimin e Shqipërisë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Kjo linjë është pjesë e vizionit më të gjerë për ndërtimin e një rrjeti energjetik rajonal të integruar, shpesh i lidhur edhe me zhvillimin e Korridorit VIII si bosht transporti dhe energjie. Ajo e pozicionon Shqipërinë si një aktor më aktiv në hartën energjetike të Evropës Juglindore.

Tabela 3. Korridori energjitik i VIII-të në Shqipëri

Linja e interkoneksionit 400 kV Elbasan–Bitola (përfunduar):

  • Gjatësia totale: rreth 130 km
    • rreth 70 km në territorin e Shqipërisë
    • rreth 60 km në Maqedoninë e Veriut
  • Kapacitet transmetimi: deri 1000 MW (i projektuar për shkëmbim të konsiderueshëm energjie)
  • Operator shqiptar: OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit).

Linja Elbasan-Bitola:

  • Lidh Shqipërinë me rrjetin energjetik të Europës Juglindore
  • Rrit mundësinë për eksport energjie kur prodhimi është i lartë.

Linja e interkonjeksionit energjitik Elbasan–Bitola përfaqëson një hap konkret drejt sigurisë energjetike dhe integrimit rajonal të Shqipërisë. Projektet për linja interkoneksioni elektrik, gazsjellës potencialë dhe infrastruktura të tjera energjetike janë konsideruar pjesë e vizionit afatgjatë për ta kthyer Shqipërinë në një nyje energjetike rajonale. Ky orientim synon të forcojë sigurinë energjetike, të diversifikojë burimet dhe të rrisë rolin e vendit në tregjet energjetike të Evropës Juglindore.

Përparësia e dhënë Korridorit VIII në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me pritshmëritë për zhvillim ekonomik. Një infrastrukturë më e mirë transporti ul kostot e biznesit, rrit konkurrueshmërinë e eksporteve dhe krijon kushte më të favorshme për investime të huaja.

Gjithashtu, portet shqiptare mund të fitojnë një rol më të madh në transportin rajonal të mallrave dhe energjisë, duke gjeneruar punësim dhe të ardhura shtesë për ekonominë. Korridori VIII shihet edhe si një projekt integrues rajonal dhe evropian. Ai ndihmon në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit dhe në afrim më të madh me rrjetin infrastrukturor evropian TEN-T.

Etiketa: aktualitet
Pas

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja

Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja

nga Fast News
15:36 | 21/02/2026
0

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

nga Fast News
13:03 | 21/02/2026
0

Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

Zbulohet sistemi diellor që përmbys teorinë e formimit të planetëve

nga Fast News
13:00 | 21/02/2026
0

IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë – Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme

IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë – Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme

nga Fast News
12:48 | 21/02/2026
0

Recent News

Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja

Korridori i VIII-të, NATO dhe e ardhmja

15:36 | 21/02/2026
AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal

13:03 | 21/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora