• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Obligacionet 20-vjeçare, viti 2026 nis me ulje të yield-eve

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
Obligacionet 20-vjeçare, viti 2026 nis me ulje të yield-eve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Yield-et e obligacioneve afatgjata e kanë nisur me rënie vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e obligacioneve 20-vjeçare të zhvilluar të martën, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi ranë në 6.72%, nga 6.88% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Ulja e yield-it u përcaktua kryesisht nga kërkesa e lartë e investitorëve. Nga 1.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 2.92 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit afërsisht me nivelin maksimal prej 15% të lejuar nga rregullorja e ankandit, për një shumë totale prej 1.725 miliardë lekësh. Në rast se shuma e emetimit nuk do të rritej, me shumë mundësi yield-i do të rezultonte edhe më i ulët. Prorata ose pjesa e pranuar e ofertave konkurruese ishte mjaft e ulët, në nivelin 14.4%.

Fillimi i këtij viti duket se e ka ndërprerë, të paktën përkohësisht, tendencën për një korrektim në rritje të yield-eve të instrumenteve të borxhit afatgjatë, që karakterizoi gjysmën e dytë të vitit 2025.

Likuiditeti i lartë i tregut duket se po ushtron sërish një trysni rënëse edhe mbi kthimet e titujve afatgjatë të qeverisë shqiptare.

Parashikohet që huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar të rritet lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm, me më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara.

Në afat më të gjatë, ulja e borxhit publik dhe përdorimi i rregullt i huamarrjes në tregjet ndërkombëtare ka bërë që huamarrja në tregun e brendshëm të vijë përgjithësisht në rënie gjatë viteve të fundit.

Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 45 miliardë lekë, vlerë kjo 10% më e ulët krahasuar me atë të parashikuar në buxhetin e vitit 2025.

Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit që ofron aktualisht tregu i brendshëm financiar. Ato janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në portofolet e tyre dhe për të rritur kthimet për anëtarët. Shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë.

Obligacionet 20-vjeçare u emetuan për herë të parë në muajin janar 2025, nëpërmjet një ankandi për testimin e tregut. Ky instrument u prit me mjaft interes nga investitorët, çka e shtyu Ministrinë e Financave të organizonte edhe tre ankande të tjera gjatë vitit 2025 (një emetim i ri dhe dy rihapje)./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Përgjysmohet numri i të huajve që bëjnë dhëmbët dhe hundën në Shqipëri

Para

Vonesa me udhëtimet, qindra shqiptarë të bllokuar në aeroportet italiane

Para
Vonesa me udhëtimet, qindra shqiptarë të bllokuar në aeroportet italiane

Vonesa me udhëtimet, qindra shqiptarë të bllokuar në aeroportet italiane

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

nga Fast News
11:00 | 08/01/2026
0

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

nga Fast News
10:30 | 08/01/2026
0

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

Përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por dështim i politikave publike

nga Fast News
10:00 | 08/01/2026
0

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

Nike në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Maduro-s, rekord kërkimesh dhe shitjesh

nga Fast News
09:30 | 08/01/2026
0

Recent News

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

11:00 | 08/01/2026
Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Konsumi i kafes me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

10:30 | 08/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar