Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI

nga Fast News
8 months më parë
në Teknologji
0
Forbes rendit shqiptarin Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po transformojnë tregtinë me AI
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrësi shqiptar me bazë në Zvicër, Arbër Sejdiji, është përfshirë nga Forbes Switzerland në listën e inovatorëve që po ndryshojnë sektorin e tregtisë përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, raportojnë mediat zvicerane.

Sejdiji është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv (CEO) i Zenline AI, një start-up me seli në Zyrih, i fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve të avancuara me inteligjencë artificiale për përmirësimin e vendimmarrjes në tregti dhe sektorin e mallrave të konsumit.

Duke u mbështetur në përvojën e tij të mëparshme në këshillimin strategjik dhe industrinë e produkteve të konsumit, Sejdiji identifikoi një problem të përhapur në treg: shumë kompani marrin vendime kritike mbi çmimet, marzhat dhe përzgjedhjen e produkteve mbi baza të pjesshme të dhënash ose intuitë personale. Këto vendime, ndonëse ndikojnë drejtpërdrejt në buxhete milionëshe, shpesh mungon analiza e thelluar dhe e integruar e të dhënave.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj sfide, ai, së bashku me drejtorin teknik (CTO) Gerrit Merz, zhvilloi platformën Zenline AI. Platforma përdor agjentë të inteligjencës artificiale për të analizuar në kohë reale të dhëna të brendshme dhe të jashtme të tregut, duke gjeneruar rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për bizneset.

Sipas kompanisë, Zenline AI ndihmon tregtarët të identifikojnë boshllëqet në asortiment, të përmirësojnë performancën e produkteve individuale dhe të optimizojnë listimet, duke rritur ndjeshëm efikasitetin operacional dhe fitueshmërinë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Me këtë qasje, Zenline AI po konsolidohet si një nga start-up-et më premtuese në fushën e inteligjencës artificiale në Zvicër, duke reflektuar rolin gjithnjë e më të madh të teknologjisë në transformimin e modeleve tradicionale të biznesit dhe tregtisë globale./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 milionë euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025

Para

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Para
Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

nga Fast News
09:30 | 06/09/2026
0

Shqiptarët ndryshojnë shije, kalojnë tek makinat elektrike

Shqiptarët ndryshojnë shije, kalojnë tek makinat elektrike

nga Fast News
09:00 | 06/09/2026
0

Rriten çmimet në prodhim, më e prekur industria përpunuese

Rriten çmimet në prodhim, më e prekur industria përpunuese

nga Fast News
08:30 | 06/09/2026
0

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

nga Fast News
08:00 | 06/09/2026
0

Recent News

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

Shtatë leksione që duhet t’i mësoni në jetë

09:30 | 06/09/2026
Shqiptarët ndryshojnë shije, kalojnë tek makinat elektrike

Shqiptarët ndryshojnë shije, kalojnë tek makinat elektrike

09:00 | 06/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora