Nga Dorian Teliti, eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike
- Pa minimumin jetik, qindra mijëra familje jetuan nën kufirin e varfërisë. Pabarazi sociale dhe hendek në rritje.
- Pensione që nuk garantuan as mbijetesën minimale dinjitoze.
- Cmime të larta dhe inflacion pa masa mbrojtëse reale ndaj shtresave më të ekspozuara. Rritje pagash fiktive, fuqi blerëse reale në rënie.
- Buxhet pa ndjeshmëri sociale, larg halleve të qytetarëve, ama afër orekseve të klientelës.
- Pasiguri dhe mungesë besimi në ekonomi ishin kryefjalë e vitit 2025.
- Presion fiskal në rritje mbi biznesin e vogël, mesëm e të madh. Taksat u rriten, investimet publike dhe shërbimet jo.
- Informalitet i lartë dhe konkurrencë e pandershme. I pandershmi fitoi, i ndershmi jo.
- Mungesë mbështetjeje për prodhimin vendas. Bujqësi e braktisur dhe subvencione minimale. Industri e goditur dhe e falimentuar.
- Emigracion ekonomik i pandalur, rinia vazhdoi të largohej njësoj si më parë. Shkretim social dhe ekonomik i vendit.
- Skandalet me tendera e koncesione…dështim moral i qeverisjes përballë varfërisë dhe pabarazisë.
Viti 2025 u mbyll me familje më të varfra, biznese më të lodhura dhe një shtet që ka zgjedhur propagandën në vend të zgjidhjeve.
Qytetarët meritojnë dinjitet, jo justifikime.







