• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shqipëria me sytë te e ardhmja, do blejmë e shesim produkte me kriptomonedha në vend të parave

nga Fast News
3 weeks më parë
në Finance
0
Shqipëria me sytë te e ardhmja, do blejmë e shesim produkte me kriptomonedha në vend të parave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga prodhimi te përdorimi, investimi apo këmbimi… Shqipëria do të ketë një ligj të ri për kriptomonedhat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”.

Baza e re ligjore zëvendëson atë të vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, e cila nuk u bë kurrë e zbatueshme.

“Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”, shprehet Shahin Dokuzi, ekspert i tregut të monedhave virtuale.

Baza e re ligjore e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me asistencën e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ synon të krijojë kushtet e duhura për të lejuar veprimtarinë pa pengesa të përdorimit të valutës digjitale.

“Projektligji synon garantimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së investitorëve dhe integritetit të tregut, përmes kërkesave prudenciale, rregullave dhe politikave të qeverisjes korporative, menaxhimit të konfliktit të interesit, masave të sigurisë kibernetike dhe operacionale, transparencës së dokumentit informues, rregullave të marketingut, si dhe mekanizmave kundër abuzimit me tregun dhe në përputhje me politikat e parandalimit të pastrimit të parave”, tha Dokuzi.





Një element i rëndësishëm i projektligjit “Për tregjet e kripto-aseteve” është përcaktimi i të drejtës së qytetarëve për të hequr dorë nga investimi në kriptomonedha.

“Klientët joprofesionistë, brenda 14 ditësh nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, mund të tërhiqen nga marrëveshja për të blerë kripto-asete të ndryshme nga tokeni i asetit ose tokeni i parasë elektronike pa asnjë tarifë ose kosto shtesë, si dhe pa dhënë arsyet e tërheqjes. Kjo periudhë do të fillojë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së klientit jo profesionist për të blerë kripto-asetet në fjalë”, theksoi Dokuzi.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, baza e re ligjore krijon kushtet e duhura për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin, vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

Para

Thyhet rekordi botëror, dhurata e Pashkëve për nënën e Carit të fundit rus shitet për 26 mln euro

Para
Thyhet rekordi botëror, dhurata e Pashkëve për nënën e Carit të fundit rus shitet për 26 mln euro

Thyhet rekordi botëror, dhurata e Pashkëve për nënën e Carit të fundit rus shitet për 26 mln euro

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar