• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

nga Fast News
5 minutes më parë
në Finance
0
Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë i hapi rrugën licencimit në Shqipëri të bankës JET Bank. Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.

Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe, JET Bank duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.



JET Bank është subjekti i dytë që merr miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat.

Duke filluar nga viti 2015, tregu bankar shqiptar ka hyrë në një cikël përqendrimi, që solli uljen e numrit të bankave tregtare nga 16 në 11 të tilla. Me përjashtim të Bankës së Kreditit të Shqipërisë, që doli nga tregu nëpërmjet likuidimit, zvogëlimi i numrit të bankave ka ardhur nëpërmjet blerjes dhe përthithjes nga bankat konkurrente në treg. Etapa e fundit në këtë proces u zhvillua në vitin 2022, kur Alpha Bank Albania u ble dhe u përthith nga Banka OTP Albania.

Por, pas më pak se një dekade nga nisja e ciklit të përqendrimit, sektori bankar shqiptar duket se mund të fillojë një zgjerim të ri të numrit të subjekteve në treg. Rritja e shpejtë e sektorit në vitet e fundit dhe përmirësimi i treguesve të përfitueshmërisë duket se e ka bërë atë tërheqës edhe për hyrjen e aktorëve të rinj. Me dhënien e miratimit paraprak për JET Bank dhe Ziraat, vitin e ardhshëm pritet që numri i bankave tregtare në vend të rritet në 13.

Etiketa: aktualitet
Pas

Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

nga Fast News
08:00 | 04/12/2025
0

Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

nga Fast News
13:45 | 03/12/2025
0

Ligj i ri për taksimin e tokës, flet ministri i Financave

Ligj i ri për taksimin e tokës, flet ministri i Financave

nga Fast News
13:22 | 03/12/2025
0

Paradoksi i ekonomisë: Kemi rritje, por bizneset janë pesimistë

Paradoksi i ekonomisë: Kemi rritje, por bizneset janë pesimistë

nga Fast News
10:00 | 03/12/2025
0

Recent News

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

Banka e Shqipërisë vendos licencimin e bankës dixhitale JET Bank

08:00 | 04/12/2025
Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

13:45 | 03/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar