Intervistë me presidentin e Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, Prof. Sotiraq Dhamo
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar ka mbushur 25 vite. Një rrugëtim jo i lehtë, i mbushur m,e sfida, por edhe rezultate pozitive në zhvillimin e profesionit të kontabilistit dhe ndikimin në ekonominë e vendit. Profesor Sotiraq Dhamo, president i IKM shpjegon në një intervistë për Fast Neës Economy sesi u krijua kjo organizatë profesionale dhe si u zgjerua në vite për të arritur aty ku është sot, “shtëpia”e qindra kontabilistëve të miratuar në të gjithë vendin.
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) ka mbushur 25 vite. Si ka qenë ky rrugëtim?
Sot pas 25 vitesh funksionimi te IKM si një organizate profesionale e Kontabilisteve te Miratuar (KM), sidomos per te rinjtë, duket se kështu ka qene gjithmonë. Por qe ne ditën e themelimit te saj Rruga e IKM nuk ka qene aspak e lehte, përkundrazi. Rrugëtimi 25 vjeçar i IKM ka qene me plote sfida per tu përballuar. Por edhe me shume arritje e suksese profesionale. Gjate ketij rrugëtimi duhet te përballoheshin një sërë vështirësish.
IKM u krijua, dy vjet pas dhënies se dëshmive profesionale te Kontabilistit te Miratuar. U krijua si një organizate profesionale vullnetare qe mblidhte përreth saj Kontabilistët e Miratuar qe e ushtronin profesionin te regjistruar ne organet tatimore dhe QKB si dhe ata qe e ushtronin profesionin si te punësuar. Po ashtu edhe kontabilistet qe synonin dhe përgatiteshin per te hyre ne profesion.
Nuk kishte ligj apo VKM qe te kërkonte krijimin dhe anëtarësimin ne Organizate Profesionale te KM. Dhe kjo përbënte një vështirësi sidomos ne kushtet e zhvillimit te ekonomisë dhe te vendit ne vitin 2000. Na duhej te përballonim disa sfida si konceptuale, kulturale ashtu edhe logjistike e materiale. Një sfide që na duhej të përballonim ishte ndjenja e indiferentizmit, e mungesës se kulturës dhe të dëshirës për të bashkëpunuar në një organizëm profesional vullnetar. Një tjetër sfide e lidhur me këto ishte dhe paraqitja shpesh e kërkesave të njëanshme të kontabilistëve nga organizmi profesional pa i ofruar atij asgjë, apo e moskuptimit drejt te rolit te organizatës profesionale.
Ndërkaq duhej te përballohej dhe mungesa e kulturës se duhur te sipërmarrësve shqiptare per te kërkuar shërbimet e rregulluara te Kontabilitetit nga profesionistet KM e shoqëruar kjo edhe me mungesën kulturës per te deklaruar te dhënat e biznesit ne mënyrë te sakte e te drejte, dhe mungesa e vullnetit per te paguar detyrimet tatimore.
Po ashtu, duhej te përballohej, dhe ende te përballohet, konkurrenca e pandershme dhe kontrabanda në profesion nga individë, punonjes te administratës shtetërore, etj. qe kryenin shërbime te ngjashme por te paregjistruar Kesaj i duhej shtuar edhe kultura e përgjithshme ne Shqipëri e pasurimit te shpejte pavarësisht rrugës dhe mjeteve, dhe natyrisht qe kjo nuk e stimulon organizimin dhe funksionimin e organizmave profesionale qe punojnë me standarde dhe pajtueshmëri me legjislacionin, përkundrazi.
Nga pikëpamja organizative, vështirësitë lidheshin me sigurimin e logjistikes se nevojshme – zyra, pajisje, staf. Per shume vite, te themi deri nga vitet 2016 ka patur edhe një mungese e rregullimit te mbikëqyrjes se profesionit, pra nuk kishte një organizëm te pavarur mbikëqyrës dhe monitorues ne vendosjen e standardeve te duhura per profesionin e kontabilistëve te miratuar. Dhe kjo sillte dhe vështirësinë tjetër qe te funksiononin organizata profesionale jo me standardet e duhura, si dhe KM qe e ushtronin profesionin ne mënyrë jo ligjore.
Po ashtu vështirësi ka qene edhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e disa organeve te administratës publike si ajo e administratës tatimore, e QKB, per te punuar ne zbatimin e kërkesave ligjore ne lidhje me kontabilitetin dhe raportimin financiar. Nevoja per te afruar shërbime cilësore dhe ne interes te publikut kërkonte edhe vendosjen e rregullave dhe standardeve te kontrollit te cilësisë dhe te disiplinës, gjë qe hasi edhe kundërshtime dhe vështirësi ne pranimin dhe zbatimin nga ana e anëtarësisë. Sfida tjetër ishte dhe njohja institucionalë brenda dhe jashtë vendit. Anëtarësimi ne IFAC ishte një sfide e madhe ne drejtim te plotësimit te kërkesave profesionale dhe organizative shume imponuese. Po ashtu edhe njohja dhe pranimi si një OP e mirë organizuar dhe partnere e besueshme nga ana e Ministrisë se Financave, BMP, e Bankës Botërore ishte një sfide tjetër.
Por vullneti dhe vizioni i themeluesve fillimisht dhe i anëtarësisë dhe i drejtimit te IKM ne vijim, gjate ketij rrugëtimi bene te mundur qe këto sfida te përballoheshin e te zgjidheshin hap pas hapi duke shënuar një sere suksesesh te IKM. Sukseset e arritura janë te shumta, dhe shpesh edhe te pamenduara ne fillimet e IKM qe do te arriheshin ne kaq kohe. Do te përmendja këtu anëtarësimin ne IFAC fillimisht si anëtar shok ne vitin 2012 dhe pastaj anëtar me te drejta te plota ne vitin 2019. Ngritjen e sistemit te kontrollit e cilësisë dhe te disiplinës. Rritja e numrit te anëtarësisë te IKM nga viti ne vit përbën një sukses, por i cili duhet te thellohet akoma me shume perben nje sukses tjetër.
Do te shtoja gjithashtu kontributin ne drejtim te ligjit per Kontabilitetin dhe PF si dhe te standardeve përkatëse, hartimin e ligjit 10091 Per profesionet e audituesit dhe te Kontabilistit te Miratuar, krijimin e një grupi te qendrueshem, te trajnerëve per zhvillimin cilësor te programeve te trajnimit te hyrjes ne profesion.
Por edhe krijimi i curriculave bashkëkohore dhe te duhur per edukimin e vijueshëm profesionale me 40 ore ne vit, njohja nga BMP si dhe publikimi i listës se KM ne regjistrin publik te BMP por edhe te IKM, pjesëmarrja ne një sere aktivitetesh e projektesh te përvitshme te BB ne zhvillimin e profesionit dhe te kuadrit rregullator te Raportimit Financiar ne vendin tone.
Dhe ne këto dy vitet e fundit projekti per trajnimin e trajnerëve ne 3 drejtime per Kontabilistin Ligjor, per SNRF dhe per Eksportin e shërbimeve te kontabilitetit jashtë vendit, si dhe trajnimin e tre grupeve prej rreth 50 KM dhe audituesve ne këto fusha, përbën një sukses te veçantë. Sfidat dhe sukseset janë pjese e pandashme e rrugëtimit tone, dhe me vullnetin e mire, profesionalizem dhe kontributin e anëtarësisë janë zgjidhur e do te zgjidhen.
Pse është i rëndësishëm per biznesin dhe ekonominë profesioni kontabël
Zhvillimi ekonomik i një vendi përcaktohet nga një sere faktorësh dhe aktoresh. Një nga aktorët e rëndësishëm janë sipërmarrjet, bizneset. Ne aktivitetin e tyre sipërmarrjet kane nevoje te orientohen drejt ne morinë e ligjeve qe duhet te zbatojnë, te orientohen drejt ne tregjet apo tregun ku operojnë, kane nevoje te gjejnë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, për te zhvilluar aktivitetin e tyre.
Kane nevoje te kuptojnë se cila është gjendja e pasurisë dhe e performances se biznesit, te parashikojnë te ardhmen nga pikëpamja e aktiviteti dhe ajo financiare. Dhe ne këtë drejtim roli i kontabilisteve është shume i rëndësishëm. Bizneset kane nevoje te marrin këshillat, sugjerimet dhe informacionin e duhur. Dhe për këtë duhen kontabiliste te përgatitur, profesioniste me standarde te larta profesionale dhe etike , qe ata t’ju besojnë.
Per ekonominë roli i profesionit kontabël është i rëndësishëm pasi ata orientojnë drejt sipërmarrjet me këshillat e tyre, per tu zhvilluar ne pajtueshmëri me kuadrin ligjor, por edhe për tu zhvilluar dhe për te patur një performance te mire dhe te qëndrueshme. Informacioni i PF qe përgatisin kontabilistet dhe auditojne audituesit, është i rolit te pare ne procesin e marrjes se vendimeve nga drejtimi i sipërmarrjeve por jo vetëm. Kontabilistët i ndihmojnë sipërmarrjet te gjejnë rrugën e duhur per burimet e financimit, per mënyrës se si dhe ku mund te investojnë fondet e tyre, per te llogaritur eficensen dhe efikasitetin e aktiviteteve, shërbimeve dhe produkteve te tyre, per te llogaritur, deklaruar e paguar drejt detyrimet tatimore, per te zbatuar drejt ligjet kundër pastrimit te parave, etj. Por dhënia e këtyre këshillave me cilësi, dhënia e informacionit te PF te vërtet dhe te besueshëm kërkon qe sipërmarrjet dhe teti te besojnë tek kontabilistet. Dhe këtu është shume i madh roli i organizatave profesionale, si është IKM .
Kjo sepse Organizata profesionale mbështet zhvillimin e profesionisteve me njohuritë e duhura, me standardet profesionale dhe te etikes, siguron kontrollin e cilësisë se shërbimit te tyre duke bere qe sipërmarrjet, administrata dhe publiku te kenë besim ne ta dhe ne informacionin apo këshillat e duhura. Një profesion i forte i Kontabilitetit bën qe te ketë një rregullim te raportimit financiar te qendrueshem dhe me standarde, qe kontabilistet te ofrojnë shërbime cilësore dhe publiku te ketë vesim tek ata.
Roli i profesionit eshët i madhe edhe ne drejtim te luftës kundër korrupsionit dhe evazionit e pastrimit te parave te pista. Kontabilisti i Miratuar luan një rol kyç ne edukimin fiskal te bizneseve qe ai shërben, sidomos kur mbajmë parasysh qe klientët ne numrin me te madh te tyre janë te nivelit SME dhe shpeshherë pa kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike. Është fakt i padiskutueshëm qe roli i KM ne drejtim te edukimit fiskal te sipërmarrësve shqiptare, i rritjes se deklarimit tatimor gjate këtyre mbi 30 viteve është i madhe dhe evident.
Per ta realizuar me sukses këtë funksion nuk mjafton qe te jesh një kontabilist i licensuar, por duhet te jesh kontabilist i trajnuar mire dhe i mire edukuar profesionalisht, qe te kesh ndikim real pozitiv. Dhe per këtë rol te pazëvendësueshëm nga organizata profesionale, IKM ne rastin e vendit tone.
Cilat janë sfidat me te cilat përballen profesionistet e kontabilitetit sot?
Profesionistet e kontabiliteti sot ndeshet me një numër sfidash qe lidhen me një sere faktorësh objektivë dhe subjektive qe ndikojnë ne profesionin e tyre. Unë do mundohem te rendis disa me te rëndësishmet prej tyre. Një sfide e rëndësishme per ta është kompleksiteti dhe ndryshueshmëria e shpeshte e legjislacionit fiskal dhe ai qe ka te beje me rregullimin kontabël dhe te raportimit financiar por jo vetëm.
Nëse kontabilisti nuk është i përditësuar dhe i trajnuar siç duhet, ai vete mund te behet pjese e problemit, jo e zgjidhjes. Informaliteti ne ekonomi ne vendin tone është një tjetër sfide. Sipërmarrësit shqiptar shpesh i duket me e lehte t’i kërkoje kontabilistit “ta rregulloje”, sesa te ndryshoje mënyrën si punon. Vetëm një profesionist me formim te forte etik, me integritet dhe profesional di dhe mund te implementoje kërkesat ligjore ne formën e duhur pa rene ne “dëshirën” e sipërmarrësve për te shtrembëruar deklarimet financiare.
Por edhe kontrabanda ne profesion është një sfide qe duhet te përballojnë kontabilistet por edhe vete organizatat profesionale. Konkurrenca e pandershme e atyre individëve qe ushtrojnë aktivitetin e shërbimeve profesionale ne mënyrë jo ligjore, te paregjistruar dëmton rende tregun e profesionit te kontabilitetit por edhe cilësinë e raportimit financiar dhe tatimore. Përfshirja ne ushtrimin e shërbimeve te kontabilitetit te një sere punonjësve te administratës shtetërore dhe sidomos te asaj tatimore e doganore, e dëmton rende tregun e profesionit por sidomos ne cilësinë e raportimit financiar dhe atij tatimor.
Ne këtë kuptim, kontabilisti i trajnuar mire është filtri i pare i integritetit, qe e kupton ligjin, di ta zbatoje siç duhet dhe nuk komprometon firmën e tij, duke mbrojtur nga risqet bizneset qe ai i shërben.
Por sfidat e kontabilisteve nuk mund te shkëputen nga ato te organizatës profesionale. Një sfide e IKM është edhe përfshirja ne profesion e kontabilisteve te rinj, tërheqja ne organizate e atyre kontabilisteve qe kane kaluar provimet e hyrjes ne profesion dhe qe duhet te ushtrojnë profesionin e kontabilistit duke u anëtarësuar ne organizatën profesionale. IKM do te duhet gjithashtu te përmirësojë e te rrisë kapacitete e saj per te zhvilluar trajnime profesionale ne fusha te reja, te cilat zgjerojnë gamen e shërbimeve te kontabilisteve përtej atyre tradicionale.
Stabilizimi dhe forcimi i grupit te trajnerëve dhe forcimi i cilësisë se traijniemve profesionale eshët shume i rëndësishëm. IKM vlerëson qe edukimi profesional i vijueshëm i anëtarëve te saj është një nga shtyllat dhe objektivat kryesore te tij, sepse investimi ne njohuri, ne edukim i hap rrugën zhvillimeve te reja dhe te duhura. KM anëtarë te IKM e kane kuptuar se vetëm edukimi i vijueshëm dhe ne fushat e duhura bën qe ata te dallohen ne tregun e profesionit, qe sipërmarrësit te kenë me shume besim tek ata se tek individë te tjerë kontabilistë jo anëtarë te IKM.
Forcimi më tepër dhe ngritja e kapaciteteve institucionale te IKM nëpërmjet forcimit të strukturave organizative të kontrollit të cilësisë dhe të disiplinës, të rritjes dhe shtimit të numrit të llojeve të trajnimeve në fusha të ndryshme më specifike, si ato të IT, të legjislacionit tregtar, financiar, të sigurimeve, të auditimit, etj. te zhvillimit te certifikimeve ne fushën e Kontabilitetit Ligjor KL( Foresinc accounting), Këshilltarit tatimor dhe doganor dhe IFRS, te plotësimit, përmirësimit te curriculave te certifikatës dhe te EDV ne KL përbejnë sfida te IKM ne afat shkurtër dhe afatmesëm.
Gjithashtu, per te mos e ndërprerë investimin ne kuadër te projektit te fundit te IKM me Banken Botërore do te duhet qe IKM te siguroje njohjen nga MF e certifikatës per KL te emetuar nga IKM. Po ashtu do te duhet te krijoje dhe te vendose bashkëpunimi me institucionet ligjvënëse dhe te drejtësisë dhe bizneset per te njohur, pranuar dhe përdorur shërbimin e KL.
Një sfide tjetër e rëndësishme është dhe krijimi dhe institucionalizimi i rolit te IKM si një ndërmjetës midis KM dhe kompanive te huaja ne drejtim te eksportit te shërbimeve. Përfshirja e KL ne IKM dhe përshtatja përkatëse e kuadrit rregullator per te siguruara certifikimet e reja por edhe per te garantuar edukimin e vijueshëm specifik te KL qe janë anëtarë te IKM përbën një sfide tjetër.
Vizioni i IKM përfshin konsolidimin e mëtejshëm institucional, te besimit te publikut dhe forcimi i zërit te saj dhe rritja e ndikimit të profesionit të kontabilitetit në zhvillimin ekonomik të vendit- si sfida baze qe duhet te përballoje me sukses.
Pikërisht këto do të jenë edhe objektivat afatshkurtra dhe afatmesme të ardhme të IKM me qëllim që të rritet dhe të forcohet roli i saj si organizëm profesional, i pavarur, dhe homogjen. Kjo kërkon një punë të gjerë, të thellë nga të gjithë organet drejtuese dhe të gjithë anëtarësia, e cila do të jetë objekt i paraqitjes dhe vlerësimit pas viteve kur të festohet 30 vjetor i IKM.
Si pozicionohet ky profesion përballë epokës digjitale?
Digjitalizimi, IA dhe cilësia e te dhënave përbën një sfide per kontabilistet dhe IKM. Sistemet po modernizohen, por vetëm kontabilisti qe kupton teknologjinë, kontrollin e brendshem dhe analizën e te dhënave mund ta përdorë këtë digjitalizim ne funksion te rritjes se transparencës dhe te lehtësimit dhe te uljes se kohës dhe kostos se shërbimeve qe kontabilisti ofron.
Nëse marrim vetëm një shembull, procesin e fiskalizimit, nja prej faktorëve te realizimit te ketij projekti ka qene mbështetja e dhënë nga KM dhe profesionistet e fushës qe solli dhe implementimin me sukses te tij. Ne fakt një nga përdoruesit e parë dhe te mëdhenj te kompjuterizimit dhe te përdorimit te programeve kompjuterike, dihet historikisht, kane qene kontabilistet. Edhe ne vendin tone kontabilistet kane përqafuar te paret kompjuterizimin e shërbimeve te kontabilitetit, por edhe te menaxhimt te shoqërive.
Por sot ndodhemi ne nja nivel te ri te digjitalizimit, ne epokën e IA. Profesionistet e kontabilitetit duhet te kuptojnë rolin e IA dhe te përdorin atë ne mënyrën e duhur me qellim rritjen e eficenses, saktësisë te punës e tyre dhe uljes se kohës dhe te kostove. Ashtu si edhe e ka përmendur ne konferencën jubilar “25 Vjet IKM” ish ministri i Financave, Z. Malaj: “KM nuk duhet te kenë frike nga digjitalizimi dhe IA por nga ata qe e njohin dhe e p[përdorin mire atë”.
Te përdoresh IA ne shërbimet profesionale kërkon ne rradhe te parë te kuptosh rolin e IA, te mësosh dhe te kuptosh mire kontabilitetin dhe Raportimin Financiar , te përcaktosh shërbimet si KM qe ofron te njohësh si funksionin dhe çfarë bën IA, sepse vetëm kështu mund te përdoret IA ne funksionin dhe qëllimet e tij.
IA është nja mjet qe shërben kontabilistit ne rastin tone, per te lehtësuar, shpejtuar dhe ulur kostot e shërbimeve, por nuk e zëvendëson kontabilistin, nuk zëvendëson gjykimin profesional, skepticizmin e tij, kuptimin e analizës se te dhënave dhe perdorimin e tyre ne vendimmarrje. Ne këtë drejtim IKM ka per detyre te shtoje dhe zgjerojë numrin e trajnimeve, workshope-ve, ëebinare-ve ne fushën e IA dhe te digjitalizimit me anëtaret e vet, te ndjeke zhvillimet aktuale ne këtë fushe dhe te nxisë dhe mbështesë anëtaret e vet me përgatitjen e duhur per te realizuar perdorimin e digjitalizimit dhe IA ne mënyrën me te mire prej tyre.











