• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?

Nëse SPAK shikon me kujdes librat e shpenzimeve të Tunelit të Llogarasë, bazuar në kostot e manualeve ndërkombëtare dhe vendase të ndërtimit të viteve të fundit, nuk do të gjejë shumë ndryshim me kostot e njëzet viteve më parë në Kroaci

nga Fast News
3 months më parë
në Analizë
0
Sa i shtrenjtë është Tuneli i Llogarasë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Tuneli Sveti Rok në Kroaci është një tunel alpin, shumë i ngjashëm me tunelin tonë të Llogarasë. Ai është i gjatë 5.7 km, ndërkohë që Tuneli i Llogarasë është 5.9 km. Që të dy tunelet kanë nga dy tuba, pra dy kalime. Pavarësisht se tubi i dytë i emergjencës në tunelin kroat është dukshëm më i vogël, tunelet janë shumë të ngjashëm.

Ndërkohë, një vit më vonë, në Kroaci u ndërtua edhe një tunel tjetër i gjatë, gati binjak për nga të dhënat, me Sveti Rok. Quhet tuneli “Mala Kapela” (Kapelja e Vogël). Ky tunel është 5.8 km i gjatë.

Tuneli Mala Kapela, Kroaci, përfunduar në korrik 2004

Të dyja tunelet, sipas burimeve qeveritare kroate(https://mints.gov.hr/news-11455/both-tubes-of-sveti-rok-and-mala-kapela-tunnels-formally-opened-to-traffic/17430), i kanë kushtuar buxhetit të Shtetit të Kroacisë 2.3 miliardë kuna kroate ose 137 milionë euro të atëhershëm.

Tabela 1. Pse tunelet kroate dhe Tuneli i Llogarasë janë të ngjashëm?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

  • Mala Kapela (2002-2004) 8 km
  • Cveti Rok (2001-2003) 7 km
  • Tuneli i Llogarasë (2021-2024) 9 km
  • Të tre tunelet kanë nga dy tuba, pra dy kalime

Në pamje të parë, kemi dy tunele kroate, shumë të ngjashme me tonin, me Tunelin e Llogarasë, që i kanë kushtuar qeverisë kroate shumë më pak se vetë Tuneli i Llogarasë!

Tunelet kroate do të kushtonin më shumë se tuneli shqiptar, po të ndërtoheshin në vitet 2021-2024!

Në dukje, shqetësimi dhe fjalnaja e sotme se Tuneli i Llogarasë na ka kushtuar shumë shtrrenjtë, 190 milionë euro, duket sikur qëndron. Në të vërtetë, po të përqëndrohemi në krahasimin e kostove me dy tunelet gati binjakë me të në Kroaci, sikur të dyja tunelet kroate të ndërtoheshin në periudhën 2021-2024 kur u ndërtua tuneli ynë, ata do të kushtonin seicili edhe më shumë se sa Tuneli i Llogarasë!

Po pse? Për një fakt kokëfortë dhe shumë të thjeshtë. Kosto mesatare e ndërtimit të rrugëve dhe tuneleve në Evropë dhe kudo në botë, në dy dekadat e fundit, është rritur me 2.4 herë. Janë rritur shumë kosto e betonit, e hekurit, e gërmimit, e transportit dhe kështu me rradhë. Pra, kostot kryesore të punimeve nëpër rrugë dhe tunele.

Tabela 2. Kosto e ndërtimit është rritur me 2.4 herë në 20 vitet e fundit në botë

  • Çimento + 174%
  • Hekur + 310%
  • Pagat + 284%
  • Transporti + 187%
  • Punime gërmimi + 190%

Pa folur për një nga kostot e tjera kryesore, që është kosto e fuqisë punëtore, rrogat. Nëse Tuneli i Llogarasë do të ishte ndërtuar në vitin 2004, në kohën kur u ndërtuan dy binjakët e tij kroatë, nëse e sjellim me nivelin e kostove të vitit 2004, ai do të kishte kushtuar vetëm 86 milionë euro.

Pra, nëse ndërmarrim një udhëtim në kohë. Po ashtu, nëse ndërmarrim udhëtimin e kundërt po në kohë, i sjellim dy tunelet kroate dhe me kostot e tanishme i ndërtojmë ata sot, atëhere ata që të dy do t’i kishin kushtuar Buxhetit të shtetit kroat 422 milionë euro!

Prandaj, nëse SPAK shikon me kujdes librat e shpenzimeve të Tunelit të Llogarasë, bazuar në kostot e manualeve ndërkombëtare dhe vendase të ndërtimit të viteve të fundit, nuk do të gjejë shumë ngjashmëri me kostot e njëzet viteve më parë në Kroaci.

Kësisoj, ia vlen ta shikojmë me këndvështrimin e duhur një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme tonat. Tuneli i Llogarasë lidh Vlorën, kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, me Rivierën Shqiptare, e cila përfaqëson një perlë të natyrës, me bukuri të pashoqe dhe plazhe të shumtë e të virgjër përgjatë bregdetit.

Tuneli shmang kalimin në Qafën e Llogarasë, 1027 metra mbi nivelin e detit, duke eliminuar kështu rreth 600 metra lartësi, si dhe kalimet e ngushta, me shumë kthesa dhe tejet të pjerrëta të rrugës së Qafës së Llogarasë. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të dekadës së fundit në Shqipëri dhe, pavarësisht debateve që kanë shoqëruar zbatimin e tij, ai mbart një paketë të qartë përfitimesh ekonomike afatshkurtra dhe afatgjata.

Ky investim nuk ka vetëm karakter rrugor; ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si Shqipëria e lidh jugun turistik me tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Alternativa e vetme e tij, zbritja dhe ngjitja e Qafës së Llogarasë jo vetëm konsumonte kohë, por krijonte edhe kosto të larta operative për automjetet: djegie më e madhe karburanti, konsumim i frenave, amortizim i mjeteve, dhe timonim i vështirë gjatë sezonit të dimrit.

Tuneli e shkurtoi kohën me 15–25 minuta, uli kostot e transportit për banorët lokalë, turistët dhe bizneset, si dhe rriti sigurinë rrugore, duke ulur aksidentet në një nga segmentet më të ndërlikuara të vendit. Në ekonomi, kursimi i kohës është produktivitet. Mijëra orë të kursyera gjatë sezonit veror përkthehen në efikasitet më të madh të sektorit turistik.

Investimi në tunel e ka ndikimin më të fortë në turizëm, me aksesin më të lehtë drejt Dhërmiut, Jalës, Himarës, Qeparoit dhe Sarandës. Vizioni “Riviera” si brand ndërkombëtar bëhet më i prekshëm me një lidhje rrugore të shpejtë dhe të sigurt.Turistët e huaj, veçanërisht të ardhur me makina nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vendet e Evropës Qendrore, përfitojnë nga një rrugë më e parashikueshme dhe më pak stresuese. Në praktikë, tuneli bëhet një shumëzues ekonomik për gjithë zonën e Jugut.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë

Para

Sot Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Rama uron për festën kombëtare

Para
Sot Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Rama uron për festën kombëtare

Sot Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Rama uron për festën kombëtare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar