• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është

nga Fast News
41 minutes më parë
në Ekonomi
0
Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreshnik Bajraktarit emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Prezantimi I tij u bë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Emërimi i Kreshnik Bajraktarit në krye të kësaj drejtorie vjen pas largimit të ish drejtorit të përgjithshëm Ilir Mëngra, i cili në muajin korrik u emërua zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gjatë prezantimit ministrja Balluku bëri një paraqitje të bilancit të punës së kësaj drejtorie ndër vite.

“Në fillim situata ka qenë flagrante, kur për të marrë lejen e drejtimit nevojiteshin 3-4 javë kohë pas aplikimit, si edhe duhet të kishe njohje, siç shpreheshin qytetarët. Nuk mbarojë punë për lejen e drejtimit dhe çështje të automjetit. Çdo gjë ndryshoi katërcipërisht falë punës suaj të palodhur dhe përdorimit të inovacionit. Qeveria ka bazuar procesin e shërbimeve mbi teknologjinë dhe inovacionin.

Është punuar me arkivat, të cilat në vitin 2020 paraqisnin rrezik në ndërtesa si në Laç apo Lushnjë. Është ndërmarrë një proces i gjatë për të krijuar logjistikën ruajtjen e dokumentacionit.

Është bërë një punë e mirë për çregjistrimin e automjeteve të cilat nuk ishin në përdorim për kohë të gjatë. Po ashtu, janë hapur edhe drejtori të reja rajonale për të ofruar shërbime sa më të shpejta qytetarëve. Është bërë një reformë që të gjithë e marrim si shembull sesi duhet të ofrohen shërbimet publike.

Përveç drejtorive rajonale kemi edhe 17 zyra të reja rajonale të shërbimit. Sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime sesa ofronim në 2018 dhe një kohë më të shkurtër”.

Ministrja Balluku u ndal edhe kalimi i ofrimit të shërbimit për kolaudimin e mjeteve, pas një periudhë 10 vjeçare që ky shërbim u ofrua me koncesion, ku sipas saj çdo vit që kalonte bëhej më i vështirë për qytetarët.

“E gjithë situata ishte totalisht e padisiplinuar dhe në rrugët e Shqipërisë ata që konsideroheshin të kolauduar, për të thënë të vërtetën nuk përmbushin asnjë kusht. Ne morëm një vendim që në fillim u duk ekstrem, pasi vendosëm që DPSHTRR të ishte përgjegjëse për kolaudimin e automjeteve në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë dyshuan, por faktet treguan që në muajt e parë që mënyra sesi ne ngritëm procesin e kolaudimit, logjistika e re, stafet e trajnuara, instrumentet inovative, dhe mbi të gjitha rregullat dhe transparenca bënë që kolaudimi në Shqipëri të kthehej në një proces, pa shumë mund të drejtë. Një proces që nuk ka nevojë të njohësh ndokënd, mjafton që mjeti të plotësojë kushtet teknike”.

Znj. Balluku bëri me dije se për vitet 2020-2025 kanë kryer kolaudimin rreth 1.6 milionë mjete dhe 490,912 mjete, pothuajse 1/3 e tyre, janë refuzuar.

Gjatë prezantimit, z. Bajraktari theksoi se është plotësisht i vetëdijshëm për peshën dhe pritshmëritë e detyrës, duke theksuar angazhimin për ta çuar përpara institucionin drejt ofrimit të shërbimeve më të shpejta e më efikase, në përputhje me vizionin e Qeverisë Shqipëria 2030.

Etiketa: aktualitet
Pas

Stablecoin-et, ura mes financës tradicionale dhe botës së kriptomonedhave

Para

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Para
Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

nga Fast News
15:33 | 29/10/2025
0

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është

nga Fast News
14:58 | 29/10/2025
0

Stablecoin-et, ura mes financës tradicionale dhe botës së kriptomonedhave

Stablecoin-et, ura mes financës tradicionale dhe botës së kriptomonedhave

nga Fast News
10:00 | 29/10/2025
0

Inteligjenca artificiale lë pa punë 14 mijë punëtorë të Amazon, njoftohen shkurtime në të gjithë botën

Inteligjenca artificiale lë pa punë 14 mijë punëtorë të Amazon, njoftohen shkurtime në të gjithë botën

nga Fast News
09:30 | 29/10/2025
0

Recent News

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

15:33 | 29/10/2025
Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor, ja cili është

14:58 | 29/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar