• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.

nga Fast News
58 minutes më parë
në Finance
0
Një zemër që rreh, një jetë që frymon!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, është një bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jo vetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, për këto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve të platformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë.

Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetë falë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me probleme në frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimi shumë të specializuar.

Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë & Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetet si: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubator për secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilin rajon spitalor.

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesi i UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e Fondacionit Credins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bank dhe Credins bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve të rëndësishëm në platformën SMILE.al.

Në prani edhe të personelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit “Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi të rëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisë shqiptare është thelbësore.

Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji. Nga ana tjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri në dukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje sociale duke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitin e kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund të sillte një impakt real.

Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale në vend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nuk ndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe në trajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartë të shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë.

Ndërkohë znj. Elvana Hana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoi përzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt të mundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantë për 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”

Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol të solidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur për realizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk është thjesht një platformë dhurimi, por një urë e besimit mes individëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj.

Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al ka kontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave të margjinalizuara. Me transparencë, përkushtim dhe vizion të qartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumë sukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdo frymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituar dhe jetike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Miliarderët e parë në çdo industri — Si u bë realitet pasuria prej 1 miliard dollarësh

Para

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

Para
Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

nga Fast News
18:02 | 14/10/2025
0

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

nga Fast News
17:58 | 14/10/2025
0

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

nga Fast News
17:51 | 14/10/2025
0

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

Çmimi Nobel në Ekonomi, inovacioni motor i rritjes ekonomike

nga Fast News
17:31 | 14/10/2025
0

Recent News

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

Krijohet “superdruri”, 10 herë më i fortë se çeliku

18:02 | 14/10/2025
“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

“Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto”, ja kërkesa e kreut të SPAK-ut për ruajtjen e tyre

17:58 | 14/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar