Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kriza në Kosovë, rrezikohen pagat e mijëra qytetarëve

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Kriza në Kosovë, rrezikohen pagat e mijëra qytetarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes shihen si dy çështjet kryesore që duhet të adresohen nga Kuvendi i Kosovës para shpërndarjes eventuale. Për këtë arsye, 21 organizata i janë drejtuar presidentes Vjosa Osmani për një ndërmjetësim politik për t’i dhënë zgjidhje këtyre dy çështjeve.

Nëse Qeveria nuk arrin të dorëzojë Ligjin për Buxhet deri në fund të këtij muaji dhe Kuvendi nuk arrin të miratojë atë deri në fund të vitit, atëherë mund të shfrytëzohet një pjesë e buxhetit të këtij vitit deri në muajin shkurt. Pas skadimit të kësaj periudhe, nëse Kuvendi aktual nuk autorizon një zgjatje deri në muajin mars të vitit vijues, siç lejon ligji, atëherë asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë shpenzime, përveç pagesave për borxhin publik.

Një situatë e tillë do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.

“Në bazë të praktikave shteti mund të funksionojë gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit pasues me 1/12 të buxhetit të vitit paraprak, të vitit 2025 nëse nuk kemi Kuvend dhe Qeveri të formuar atëherë në mars të vitit të ardhshëm nuk mundet të kryhet asnjë pagesë nga asnjë institucionet, pagat nuk mund të dalin në sektorin publik, nuk mund të kryhen shërbime për qytetarët, nuk mund të shpenzohet asnjë cent nga buxheti i Republikës së Kosovës”, deklaroi Ehat Miftaraj nga IKD.

Si rrjedhojë e bllokadës institucionale Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes.  Kjo po pamundëson arkëtimin e parapagesës dhe disbursimin e këstit të parë për masat e zbatuara sipas kësaj marrëveshjeje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne e dimë që këto fonde janë në afat skadence që nënkupton që nëse në vitin 2024, 2025 vetëm po dështojnë të ratifikohet këtë marrëveshje është mëse e qartë që Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i marr 882 milionë euro por ndoshta një shumë më të vogël nëse arrin të themi që ratifikimi do të bëhet gjatë fundit apo fillimit të vitit të ardhshëm” shprehet Ehat Miftaraj nga IKD.

Po ashtu, është edhe një shumë e konsiderueshme mbështetje për vendin që vijnë nga marrëveshjet bilaterale të cilat gjithashtu nuk janë miratuar.

“Kosova ka një numër të madh të marrëveshjeve bilaterale që janë duke pritur me Bankën Botërore, me Gjermaninë, me Francën, me Zvicrën, me shtete të tjera nëse nuk gaboj janë afërsisht 1.5 miliardë euro marrëveshje ndërkombëtare që janë ndihmë, asistencë ose kredi të buta për Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme të energjisë, ambientit, drejtësisë e çështje të tjera”,  thotë Ehat Miftaraj nga IKD.

Si pasojë e mungesës së një Kuvendi funksional dhe një Qeverie me mandate ligjor, janë 33 institucione apo agjenci të pavarura që kanë mbetur pa kuorum, janë pa mbikëqyrje apo janë në prag të jofunksionalitetit për shkak të skadimit të mandateve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ish deputeti i PS emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Para

Tërhiqet qeveria, rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Para
Tërhiqet qeveria, rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Tërhiqet qeveria, rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora