• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro.

Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.

SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë.

SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).

Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore).



Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.

EES do të mbledhë disa informacione si Imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); Gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); Të dhënat biometrike të pasaportës; Datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.

Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.

Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit).

Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.

Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES) do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të 25 vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit, si edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Jashtë këtij sistemi mbeten Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat e pasaportës. Për shembull, nëse fluturoni nga Dublini drejt Parisit, pasaporta ju vuloset kur dilni nga Irlanda dhe më pas skanohet në hyrje në Francë.

 

Kush duhet të regjistrohet në EES

Sistemi i ri i Hyrje/Daljeve (EES) do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jashtë BE-së dhe zonës Shengen, që udhëton për qëndrime të shkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Në momentin e parë të regjistrimit, udhëtarët do të japin një foto të fytyrës në kohë reale, ndërsa ata që hyjnë pa vizë do të japin edhe katër gjurmë gishtash. Për ata që udhëtojnë me vizë, gjurmët e gishtave nuk do të kërkohen sërish, pasi ruhen tashmë në sistemin VIS.

Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.

Ky proces synon të përshpejtojë kalimet kufitare dhe të zëvendësojë sistemin e vjetshëm të vulave në pasaportë. Gjatë regjistrimit të parë merret një foto në kohë reale e fytyrës dhe katër gjurmë gishtash për udhëtarët e përjashtuar nga viza.

Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të regjistruara në sistemin VIS dhe nuk do të merren sërish për EES.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e gjurmëve të gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.

Në EES nuk regjistrohen qytetarët e BE-së, vendeve të SEE (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës, si edhe ata të Irlandës dhe Qipros. Përjashtohen gjithashtu poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D), si dhe qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikani. Nga regjistrimi përjashtohen edhe diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët kufitarë apo ekuipazhet e anijeve, avionëve dhe trenave ndërkombëtarë.

 

Pikat kryesore të sistemit të Hyrje-Daljeve (EES)

Fillimi: 12 tetor 2025 (zbatim i pjesshëm deri më 10 prill 2026)

Kush duhet të regjistrohet: Shtetasit jo-BE që vizitojnë për më pak se 90 ditë

Biometria: Foto për të gjithë + 4 gjurmë gishtash për udhëtarët pa vizë

Përjashtohen: Qytetarët e BE/SEE/Zvicrës, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe shtetasit e Monakos, Andorrës, San Marinos dhe Vatikanit

Afati i ruajtjes së të dhënave: 3 vjet normalisht, 5 vjet nëse tejkalon afatin e qëndrimit

Ku zbatohet: 29 shtete europiane (vendet Shengen/SEE dhe Zvicra)

Përjashtime: Irlanda dhe Qiproja vazhdojnë me vulosje pasaporte

Koha e përpunimit: Pritet të zgjasë 1.5 deri 3 herë më shumë se vulosja aktuale e pasaportës

Kostoja: Pa pagesë (regjistrimi në EES nuk ka tarifë)./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

5 sjellje menaxheriale që dëmtojnë bizneset

Para

Ministrja Ibrahimaj në Samitin e Shkupit: Shqipëria, shembull rajonal në procesin e digjitalizimi

Para
Ministrja Ibrahimaj në Samitin e Shkupit: Shqipëria, shembull rajonal në procesin e digjitalizimi

Ministrja Ibrahimaj në Samitin e Shkupit: Shqipëria, shembull rajonal në procesin e digjitalizimi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar