• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bie besimi në ekonomi, tregtia dhe industria sektorët më pesimistë

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Bie besimi në ekonomi, tregtia dhe industria sektorët më pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Bie besimi në ekonomi. Banka e Shqipërisë konstaton pesimizëm në sektorët e tregtisë dhe industrisë në muajin shtator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 6.3 pikë përqindje, duke zbritur nën mesataren historike këtë mua. Rënia e TBI-së u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar. Aktualisht, niveli i tij është 12.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Balancat përbërëse të treguesit shfaqën luhatje të vogla në kahe të ndryshme, të cilat balancuan njëra-tjetrën. Nga njëra anë, vlerësimi i bizneseve për aktivitetin e ndërtimit shënoi një rritje të lehtë, ndërsa nga ana tjetër, porositë aktuale të biznesit u vlerësuan me rënie. Pritjet për çmimet u rishikuan në ulje.



Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 2 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren historike (+17.5 pikë përqindje). Përmirësimi i TBSH-së u ndikua nga vlerësimet pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuan lehtësisht për poshtë.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) ra me 9.7 pikë përqindje në shtator, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të fundit. Megjithatë, niveli i TBT-së mbetet rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e këtij treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për ecurinë aktuale të biznesit, ndërsa në masë më të vogël ndikuan negativisht pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen gjithashtu shënuan rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 0.8 pikë përqindje në shtator. Niveli i tij qëndron 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja këtë muaj u ndikua kryesisht nga komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura. Nga ana tjetër, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme të ekonomisë shënuan rënie.

Etiketa: aktualitet
Pas

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë Saudite

Para

BSH analizon ekonominë, mban të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit

Para
BSH analizon ekonominë, mban të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit

BSH analizon ekonominë, mban të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
09:35 | 12/12/2025
0

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

nga Fast News
09:26 | 12/12/2025
0

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

Recent News

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

10:00 | 12/12/2025
Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

09:35 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar