Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
1 year më parë
në Uncategorized
0
Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritet besimi tek ekonomia. Banka e Shqipërisë konstaton se vrojtimin e fundit se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 2.9 pikë në muajin korrik. Në rritjen e tij këtë muaj ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe përmirësimi në sektorin e industrisë, megjithëse në një masë më të ulët. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke qëndruar 6.5 pikë përqindje mbi mesataren historike në muajin korrik. Përmirësimi i TBI-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve. Në të kundërt, vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual rezultoi me ulje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1 pikë përqindje në muajin korrik. Pavarësisht kësaj, niveli i TBN-së qëndron ndjeshëm (+14.4 pikë përqindje) mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan për poshtë

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 6.2 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur nivelin më të lartë për këtë vit. Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike (+17.4 pikë përqindje). Përmirësimi i TBSHsë u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuan lehtë për poshtë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik, duke arritur një nivel rreth 7.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e TBT-së ndikuan kryesisht pritjet optimiste të bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në një masë më të vogël ndikoi pozitivisht edhe komponenti i ecurisë aktuale të biznesit. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistrojnë të njëjtin nivel me muajin e kaluar dhe shumë afër mesatares historike të serisë.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rënie me 0.9 pikë përqindje në korrik, duke mbetur gjithsesi mbi mesataren historike dhe afër nivelit mesatar të shënuar gjatë vitit 2024. Në rënien e këtij muaji kontribuoi kryesisht komponenti i blerjeve të mëdha aktuale.

Nga ana tjetër, pritjet për blerje të mëdha në të ardhmen u përmirësuan, duke dhënë kontribut pozitiv në treguesin e agreguar për konsumatorët. Për sa i përket komponentëve të tjerë, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare u përmirësuan ndërsa pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike shënuan rënie.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

Para

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Para
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

nga Fast News
09:47 | 27/08/2026
0

Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave

Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave

nga Fast News
08:00 | 27/08/2026
0

Integrimi në BE, ligj i ri për njohjen e kualifikimeve profesionale

Integrimi në BE, ligj i ri për njohjen e kualifikimeve profesionale

nga Fast News
21:02 | 26/08/2026
0

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

nga Fast News
20:44 | 26/08/2026
0

Recent News

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, hendek në subvencione, infrastrukturë dhe importe

09:47 | 27/08/2026
Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave

Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave

08:00 | 27/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora