• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Petrit Malaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Investimi në letrat me vlerë të qeverisë, që janë bonot e thesarit dhe obligacionet janë një alternative shumë e mirë investimi për qytetarët, sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ai ka nxitur qytetarët dhe investitorët të blejnë titujt qeveritarë si një mundësi për të shtuar vlerën e kursimeve të tyre, pasi është koha më e përshtatshme për ta bërë këtë. “Është koha e duhur! Ju mund të investoni në tituj qeveritarë dhe të merrni pjesë në ankande për t’i rritur vlerën kursimeve tuaja,” shkroi ministri Malaj në rrjete sociale.

Malaj, tha se titujt qeveritarë janë si një alternativë e sigurt për investim. “Titujt qeveritarë janë investime të garantuara nga Qeveria e Shqipërisë dhe shiten përmes ankandeve të Ministrisë së Financave. Ato ofrojnë disa përparësi të rëndësishme: risk të ulët, kthim më të lartë se depozitat me afat dhe mundësi për t’u shitur lehtësisht në çdo kohë,” u shpreh ministri Malaj.

Llojet e titujve qeveritarë përfshijnë: Bonot e Thesarit – Investime afatshkurtra me maturim 3, 6 dhe 12 muaj. Tregtohen me zbritje, që do të thotë blihen me një çmim më të ulët dhe shlyhen në maturim me vlerën e plotë. Obligacionet – Investime afatmesme dhe afatgjata, me afate nga 2 deri në 20 vjet.

Ministria e Financave vijon përpjekjet për të promovuar investimin në tituj qeveritarë si një mënyrë efikase për të shtuar vlerën e kursimeve dhe për të përfshirë më gjerësisht qytetarët në tregun financiar. Kjo ministri po vijon fushatën e saj informuese për këtë.

Ankandi i fundit i zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, si agjente fiskale e qeverisë, qe ai i datës 12 gusht, ku u paraqitën 17 kërkesa, prej të cilave u pranuan 5. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 6-mujorin e parë 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve. Kjo shifër është me rënie rreth 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Para

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Para
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar