• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
39 minutes më parë
në Bota
0
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni.

Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta.

Dy kullat, në fillim dhe në fund të urës, do të jenë 399 metra të larta. Kjo infrastrukturë e veçantë është projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve deri në 7.7 ballë, duke pasur parasysh që zona është sizmike, dhe erërave deri në 200 kilometra në orë.

Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do të rrisë ndjeshëm punësimin.

Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë.

Opozita italiane, nga ana e saj, tërheq vëmendjen ndaj rrezikut të infiltrimit nga kontraktorë të lidhur me mafian dhe nënvizon se përparësi duhet t’u jepet dhjetëra veprave të tjera infrastrukturore të tjera që kanë nevojë urgjente për përforcim dhe mirëmbajtje, siç janë lidhjet hekurudhore në Italinë Jugore.

Menaxherët e projektit garantojnë se “Ura e Mesinës” do të zgjasë të paktën dy shekuj, por shumë organizata ekologjike përgjigjen se çmimi, në aspektin e shkatërrimit të pasurisë mjedisore të rajonit, do të jetë shumë i lartë.

Shuma e taksës që shoferët do të duhet të paguajnë për të kaluar në këtë urë ende nuk është përcaktuar. Ministria e Transportit, megjithatë, i siguron italianët se “çmimet do të jenë konkurruese dhe plotësisht të arsyeshme“.

Ura më e madhe në botë në kategorinë e saj do të ndërtohet me fonde kombëtare dhe evropiane. Një pjesë e shumës, në fakt, duhet të konsiderohet si shpenzim mbrojtës , pasi do të lehtësojë lidhjet strategjike rrugore në rast lufte. Në këtë mënyrë, qeveria Meloni pritet të jetë në gjendje t’i afrohet më lehtë qëllimit të ndarjes së 5% të PBB-së së vendit për shpenzimet e mbrojtjes./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

Para

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Para
Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025

07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar