Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Makina që lëviz me kokë poshtë

nga Fast News
10 months më parë
në Teknologji
0
Makina që lëviz me kokë poshtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhuesi britanik i hipermakinave elektrike, McMurtry Automotive, tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë Festivalit të Shpejtësisë në Goodwood (10–13 korrik), ku ekspozoi modelin Spéirling, një veturë që ka arritur të ecë edhe përmbys, duke sfiduar gravitetin.

Kjo makinë njëvendëshe është më e shpejta që ka përshkuar pistën e famshme të Goodwood dhe pistën e testimeve të Top Gear, duke lënë pas edhe një makinë Formula 1 Renault R24 të vitit 2004 me 3,1 sekonda diferencë. “Tingëllon si avion kur kalon pranë, gjë që është unike për një makinë elektrike”, tha David Turton nga McMurtry. “Njerëzit nuk kuptonin që ishte elektrike. Thoshin: ‘O Zot, çfarë ishte ajo? Ishte diçka e jashtëzakonshme’”.

Sekreti qëndron te sistemi “Downforce-on-Demand”, që përmes dy ventilatorëve që rrotullohen me 23,000 rpm, gjeneron 2000 kg forcë vertikale, dy herë më shumë se vetë pesha e makinës (rreth 1 ton). Kjo i mundëson asaj të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për më pak se 1,5 sekonda dhe të përballojë kthesat me forcë mbi 3G, çka e bën më të afërt me një avion luftarak sesa me një makinë gare.

Ndryshe nga aerodinamika tradicionale, Spéirling krijon ngjitje që nga vendi, pa pasur nevojë për shpejtësi paraprake. Në prill 2025, në selinë e McMurtry në Gloucestershire, bashkëthemeluesi Thomas Yates ngjiti makinën mbi një platformë të ndërtuar enkas, e cila u rrotullua 180 gradë, duke e kthyer përmbys. Falë sistemit të ventilatorëve, makina qëndroi e ngjitur në sipërfaqe dhe Yates e drejtoi përmbys, pa u shkëputur nga “tavani”.

Në Goodwood, makina ishte e vendosur në një strukturë demonstrimi, e ngjashme me atë të performancës përmbys në prill, por me masa shtesë sigurie për publikun.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas Turton, kjo teknologji nuk kufizohet vetëm në garat automobilistike. “Forca vertikale funksionon në çdo drejtim. E kam drejtuar makinën dhe edhe kur kam humbur kontrollin, mjaftonte të shtypja frenat dhe ngjitja nuk zhdukej. Kjo ndihmon të ndalosh përpara se të dalësh nga pista. Ka potencial të jashtëzakonshëm për sigurinë e drejtuesit dhe reduktimin e distancës së frenimit, si në pista ashtu edhe në rrugë të zakonshme”, tha ai.

Disa prodhues të mëdhenj makinash kanë shprehur interes për teknologjinë e tyre me ventilatorë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Para

Si të ndërtosh një karrierë kuptimplotë

Para
Si të ndërtosh një karrierë kuptimplotë

Si të ndërtosh një karrierë kuptimplotë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora