• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Metoda të reja financimi për ndërtimin, Rama: Jo shitje në gropë apo klering

nga Fast News
8 hours më parë
në Ekonomi
0
Metoda të reja financimi për ndërtimin, Rama: Jo shitje në gropë apo klering

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera. Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, kryeministri Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare.

“Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama.





Formula që shefi i qeverisë propozoi lidhet me faktin se kushdo të hedhë paratë do të quhet investitor dhe jo blerës. “Janë projekte të financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorët e mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh.

Kjo formulë investimi, është një parashitje, por është një parashitje e bazuar tek garancia e investimit, pra faktikisht duke pasur krahët të mbuluar me financim dhe duke arritur që të shtosh vlerën e produktit tënd final, që tjetër është kur e shet në gropë, tjetër është kur e shet në fund”, tha Rama.

Propozimi i ri do të ketë edhe masa më të rrepta kontrolluese për ndërtuesit, pasi sipas Ramës, sidomos fondet ndërkombëtare kërkojnë garancinë e cilësisë dhe të përfundimit të punimeve sipas afateve të përcaktuara në kontratë.

“Pra “karota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, sepse në të kundërt e kemi të pamundur. Ne e kemi parë, janë disa fonde që na kanë ardhur këtu dhe flasin në shifra nga 100, nga 500 në 1 miliardë, në 2 miliardë, në 3 miliardë, të gatshëm që të investojnë me forma të ndryshme me bashkëfinancim dhe në bashkëpunim me investitorët dhe me ndërtuesit tanë, por ajo që ne na ka penguar që t’i nxisim që ta bëjnë këtë gjë menjëherë është frika e madhe se mos gjendemi në kushtet kur dy kushtet themelore për këto fonde, që janë koha dhe cilësia, nuk përmbushen dhe në qoftë se nuk përmbushen, mjafton një dështim i madh që këto fonde mos afrohen më në Shqipëri për 20 vjet. Ata investitorët institucionalë duan kohën, duan të dinë kohën. Pra, nuk mund t’i japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë dhjetë vjet për t’u realizuar, nuk funksionon”, tha Rama.

Arkitektët do të kenë përgjegjësi për projektet deri në dorëzimin e objektit. Por për këtë Edi Rama mendon se ka nevojë për ndihmën dhe eksperiencën e të huajve, pasi arkitektët shqiptarë ende nuk janë në lartësinë e cilësisë që kërkohet prej tij.

“Nëse ne do të arrijmë t’i realizojmë ato projekte besnikërisht, Shqipëria do të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik. Një godinë bëri Bilbao dhe ndryshoi ekonomia e atij qyteti. Nëse ne arrijmë që projektet që kemi futur në proces t’i realizojmë, po ju them, që do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për kulturën, për trashëgiminë, po edhe për ekonominë tonë. Dhe për t’u kthyer tek objekti i takimit, unë mendoj që gjëja më e udhës është që ju të merrni kontakte të veçanta me grupin e këtyre arkitektëve financiarë po i quaj, që ka vërtetë një potencial të madh për të zhvilluar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve tuaja”.

Qeveria do të detyrojë ndërtuesit shqiptarë që kantieret t’i survejojnë me kamera 24 orë, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë mbi 100 punëtorë duhet të ngrenë qendra të inovacionit. Në fund Rama u kujtoi edhe njëherë listën e zezë të gjithë atyre që nuk do të plotësojnë kushtet dhe shkelin ligjin, se nuk do të kenë më akses në leje ndërtimi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Para

Bëhuni shef i vetvetes

Para
Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar